Home / Lajme / Rajon / Berisha dhe AK për bashkimin kombëtar

Berisha dhe AK për bashkimin kombëtar

16 dhjetor-Por kundër deklaratës së Berishës ka dalur menjëherë Aleanca Kuq e Zi, e cila ka shprehur keqardhje për deklaratën e kryeministrit Berisha, i cili u shpreh kundër bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet të vetëm.

Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën ka qenë një nga temat që sot ka nxitur përplasje midis kryeministrit Sali Berisha dhe Aleancës Kuq e Zi.

Kryeministri shqiptar Sali Berisha deklaroi sot se Shqipëria dhe Kosova një ditë mund të bashkohen vetëm në BE.
Ai këtë e deklaroi në një takim me studentët, i pyetur në lidhje me mundësinë që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen një ditë në një shtet të vetëm.
Duke theksuar se pavarësia e Kosovës është arritja më e madhe e shqiptarëve, kryeministri Berisha tha se ndryshimi i kufijve ekzistues rrezikon humbjen e territoreve.
“Interesi më i mirë i shqiptarëve është ruajtja e kufijve ekzistues. Ne jemi një popull i ndarë në mënyrë të padrejtë. Copëtimi i shqiptarëve është një nga aktet më të padrejtë që u është bërë shqiptarëve, por fatmirësisht u korrigjua me çlirimin e Kosovës. Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në BE, nuk mund të rrezikojmë humbjen e territoreve”,- deklaroi Berisha.
Më tej shefi i qeverisë shqiptare theksoi se “çdo brez bën detyrat e tij dhe ky brez i ka bërë. Nuk ka një mrekulli më të madhe për ne se sa pavarësia e Kosovës. Me pavarësinë e Kosovës kurorëzon përpjekjet e shqiptarëve për lirinë dhe dinjitetin”.
Por kundër deklaratës së Berishës ka dalur menjëherë Aleanca Kuq e Zi, e cila ka shprehur keqardhje për deklaratën e kryeministrit Berisha, i cili u shpreh kundër bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet të vetëm.
Aleanca Kuq e Zi nënvizoi se bashkimin e shqiptarëve e vendosin vetë shqiptarët dhe jo kryeministrat.
“Kohën e bashkimit e vendosin shqiptarët, jo kryeministrat. Parimi i vetëvendosjes është për popullin, jo për qeveritë.Shqiptarët janë një komb dhe kanë një të ardhme”,- përfundon deklarata e Aleancës Kuq e Zi. (INA)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *