Home / Lajme / Rajon / ‘Besa në traditën shqiptare’, studim i ri i akademikut Mark Krasniqi

‘Besa në traditën shqiptare’, studim i ri i akademikut Mark Krasniqi

21 dhjetor-Por, autori nuk është mjaftuar me kaq. “Besa në traditën shqiptare”, po ashtu jep një pasqyrë për mënyrën se si është trajtuar besa nga disa autorë shqiptarë e të huaj, rolin e saj në kohën e luftës dhe në mbrojtjen e hebrenjve e deri te antonimi i kësaj fjale – pabesia.

Besa në traditën shqiptare” është studimi më i plotë për besën i publikuar deri më sot në Kosovë. Kështu është vlerësuar vepra më e re e akademikut Mark Krasniqit.

“Besa në traditën shqiptare” është promovuar dje në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Në rreth dyqind faqe, Mark Krasniqi ka nxjerrë në dritë fakte për kuptimin e fjalës besë.

Por, autori nuk është mjaftuar me kaq. “Besa në traditën shqiptare”, po ashtu jep një pasqyrë për mënyrën se si është trajtuar besa nga disa autorë shqiptarë e të huaj, rolin e saj në kohën e luftës dhe në mbrojtjen e hebrenjve e deri te antonimi i kësaj fjale – pabesia.

“Tradita shqiptare është një pasuri shumë e madhe e popullit shqiptar dhe kjo është e njohur edhe te të huajt. Për traditën tonë ka fakte shumë interesante dhe unike”, ka thënë akademiku Mark Krasniqi, derisa ka përmendur Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe pajtimin e gjaqeve.

Besim Bokshi, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e cila ka botuar librin, ka thënë se “Besa…” e ka begatuar krijimtarinë e gjerë të veprave të akademikut Krasniqi.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *