Home / Lajme / Maqedoni / Besimi: Pasi që të merret rezultati zyrtar, do të veprohet në interes të së vërtetës për fatkeqësinë e helikopterit

Besimi: Pasi që të merret rezultati zyrtar, do të veprohet në interes të së vërtetës për fatkeqësinë e helikopterit

21 dhjetor-“Ajo është në interes më të madh të ARM-së, të vetë pjesëtarëve të armatës, por edhe të ushtarëve të vdekur, të cilët në misionin paqësor e sakrifikuan jetën e tyre”, tha minsitri i Mbrojtjes.

Pasi që të marrim raportin zyrtar, ne si Ministri e Mbrojtjes, Shtatmadhoria e ARM-së dhe institucioent e tjera në shtet, do të veprojnë në interes të së vërtetës.

Kjo është përgjigja e minsitrit të Mbrojtjes, Famtir Besimi ndaj kërkesës së gazetarëve për të dhënë koment për vendimin e Prokurorisë publike që të mos nisë procedurë penale për fatkeqësinë e helikopterit që ndodhi më 12 janar të vitit 2008 në Bllacë të Katllanovës, ku jetën e humbën 11 paqëruajtës së Armatës së Republikës së Maqedonisë.

“Ata ishin ushtarët tanë të cilët u sakrifikuan për misionin e Republikës së Maqedonisë që të jetë kontribuese e paqes dhe çdoherë do të respektohen nga Ministria e Mbrojtjes, nga ARM-ja, nga Shtatmadhoria dhe nga të gjithë qytetarët e vendit”, theksoi Besimi, sot pas hapjes solemne të Qendrës ushtarake mjekësore të ARM-së në Shkup.

Prokuroria publike, sqaroi ai, është institucion shtetëror dhe lënda për fatkeqësinë e helikopterit është në kompetencë të tyre. për atë arsye, parimisht, theksoi, nuk komentojmë deklarata apo raporte zyrtare të institucioneve të tjera.

“Ajo është në interes më të madh të ARM-së, të vetë pjesëtarëve të armatës, por edhe të ushtarëve të vdekur, të cilët në misionin paqësor e sakrifikuan jetën e tyre”, tha minsitri i Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtamadhoria e ARM-së, nënvizoi Besimi, janë institucione shtetërore të cilat kujdesen për funksionim të suksesshëm të armatës në realizimin e qëllimeve të saja kushtetuese, ndërsa ai është integriteti territorial i Republikës së Maqedonisë.

Përndryshe, prokurori publik shtetëror, Ljupço Shvërgovski, dje në konferencë prë shtyp kumtoi se aarsye e vetme për rënien e helikopterit të armatës, është mostrajnimi i pilotëve për menaxhim me kushtet e vështira kohore. Kjo u konstatua edhe në Raportin e përgatitur nga eksperti ajror britanik, Eduard Puli me kërkesë të Prokurorisë publike të Maqedonisë.

“Meqenëse nuk ekziston dyshim i bazuar se cili ddo person zyrtar apo përgjegjës ka kryer vepër penale për të cilën ndjeket sipas pozitës zyrtare, prokuroria publike solli Rezolutë në të cilën janë prezantuar të gjitha faktet dhe dëshmitë në bazë të të cilave bazohet vendimi për mosngritje të procedurës penale”, tha Shvërgovski.

Sipas ekspertit britanik, siç tha Shvërgovski, arsyeja e vetme e cila ka shkaktuar rënien e helikopterit është humbja e kontrollit të ekuipazhit në kushte të vështira kohore.

Të afërmit e paqëruajtësve të vdekur të pakënaqur nga vendimi i Prokurorisë publike thonë se kjo nuk është e vërtetë dhe se do ta kërkojnë deri në fund, si dhe ata të cilët duhet të përgjigjen për fatkeqësinë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *