Home / Sport / Bilanci i 2011-ës: Messi 55 – Ronaldo 52

Bilanci i 2011-ës: Messi 55 – Ronaldo 52

Edhe 2011-a ka konfirmuar dominimin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldo, të cilët janë sfiduar në fushë dhe jashtë saj duke qënë numrat 1 të futbollit botëror për vitin që po lemë pas.

Sigurisht nuk është mister që janë dy futbollistët më të mirë të planetit. Një sfidë e pafundme, ashtu si ajo mes dy klubeve të tyre: Barcelona dhe Real Madridi.

Edhe 2011-a ka konfirmuar dominimin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldo, të cilët janë sfiduar në fushë dhe jashtë saj duke qënë numrat 1 të futbollit botëror për vitin që po lemë pas.

Dy lojtarë fantastikë që dinë të dhurojnë spektakël në çdo moment dhe duke u shndërruar në makina golash për ekipet e tyre.

Bilanci i fundvitit nxjerr argjentinasin dominues ndaj portugezit si në Primera Division ashtu edhe në Champions League.

Ronaldo e mbylli 2011-n me 52 gola në ndeshje. Por nuk mjaftuan për të mundur Mesin me 55 gola në 57 ndeshje: 3 më pak se 2010-a kur shënoi 58 gola.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *