Home / Lajme / Maqedoni / Blej shtëpi, blej banesë’ me shtëpi për mbi 2.000 familje

Blej shtëpi, blej banesë’ me shtëpi për mbi 2.000 familje

30 dhjetor-Beneficion shtesë dhe lehtësime për qytetarët, siç është paraparë sipas ligjit, një pjesë të dokumenteve do ta sigurojë Ministria e Financave.

Mbi 2.000 familje pritet vitin e ardhshëm të sigurojnë shtëpinë e tyre përmes projektit “Blej shtëpi, blej banesë”. Kërkesat për kredi të interesuarit mund t’i parashtrojnë deri te bankat e përfshira në projektin prej 26 janarit. Për këtë qëllim në Buxhetin e vitit të ardhshëm janë paraparë 240 milionë dollarë.

Kërkesat mund të parashtrojnë deri te “NLB Tutunska”, “Stopanska” – Shkup, “Ohridska”, “Shparkase”, “Prokredit”, “Alfa”, “TTK” dhe “Stopanska”-Manstir.

Përmes projektit mund të merret kredi për banesë të re apo ndërtim të shtëpisë, Ka dy variante. “Me njërën gjysmë-gjysmë këstin” Qeveria pa kthim do të sigurojë mjete për gjysmën këstit mujor nga kredia banesore në pesë vitet e para. Me modelin e dytë “gjysmë pjesëmarrje” shteti do të paguajë 50 për qind nga pjesëmarrja e kredisë. Te modeli i parë interesi në pesë vitet e para është 4,99 për qind për tre të parat 5,5 për qind për dy vitet e ardhshme. Në 15 vitet e ardhshme sipas bankave normat e interesit të jenë si për kreditë e tjera banesore. Kushtet të cilat duhet t’i plotësohen nga qytetarët të cilët dëshirojnë ta shfrytëzojnë modelin e parë apo të dytë janë të njëjta, gjegjësisht kredia të mos jetë më e madhe se 50.000 euro me afat të pagesës prej 20 viteve, të mos ketë të ardhura mbi 900 euro, ndërsa vlera e banesës apo shtëpisë të mos jetë më e madhe se 900 euro për metër katror.

Beneficion shtesë dhe lehtësime për qytetarët, siç është paraparë sipas ligjit, një pjesë të dokumenteve do ta sigurojë Ministria e Financave. Në bashkëpunim me Agjencinë për Kadastër për patundshmëri do ta sigurojë vërtetimin se kredikërkuesei dhe bashkëshorti nuk posedojnë banesë apo shtëpi derisa janë në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Ministria do të sigurojë vërtetim për plotësimin e kushteve për lartësinë e të ardhurave mujore.

Me projektin do të kontribuohet për jetë më të mirë të mijëra qytetarëve dhe familjeve, por edhe mbështetjen në ndërtimtari. Pritet që të rritet interesi për investuesit për ndërtimin e objekteve të reja banesore dhe se me rritjen e ofertës së banesave do të krijohen kushte për uljen e çmimit të banesave.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *