Home / Lajme / Maqedoni / Bogov:Euro është stabile në Maqedoni

Bogov:Euro është stabile në Maqedoni

6 dhjetor-“Nuk ka hapësirë për panikë dhe ndërrimin masiv të euros në valuta të tjera. Ka raste individuale, por kjo nuk krijon përmasa të mëdha të shqetësimeve”, deklaroi guvernatori i BPM-së,duke shtuar se institucioni që drejton ka simuluar skenare në rast se do të krijohej panikë tek popullata, por tani për tani nuk duhet të ketë shqetësime të kësaj natyre.

Guvernatori i Bankës Popullore në Maqedoni (BPM), Dimitar Bogov theksoi se valuta e euros është stabile në Maqedoni dhe nuk ka hapësirë për panikë.

“Nuk ka hapësirë për panikë dhe ndërrimin masiv të euros në valuta të tjera. Ka raste individuale, por kjo nuk krijon përmasa të mëdha të shqetësimeve”, deklaroi guvernatori i BPM-së,duke shtuar se institucioni që drejton ka simuluar skenare në rast se do të krijohej panikë tek popullata, por tani për tani nuk duhet të ketë shqetësime të kësaj natyre.

Sipas tij, skenare për tronditjen e euros mund të ketë së shpejti, mirëpo në rast se ndodhë kjo, Bogov nënvizoi se të gjitha depozitat në euro do të konvertohen në valuta tjera, sipas zgjedhjes së qytetarëve.

Shoqata e bankierëve pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë ka apeluar që qytetarët të mos shpejtojnë në vendimet e tyre për ndërrimin e euros në valuta tjera.
Së fundit në Maqedoni janë shtuar shqetësimet lidhur me rrezikun për rënien e vlerës së euros dhe se shumica e qytetarëve po konvertojnë euron në valuta tjera. Ky shqetësim ka shënuar rritje edhe në vendet e rajonit

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *