Home / Lajme / Maqedoni / Bora nuk e pengon qarkullimin hekurudhor dhe ajror, qarkullimi rrugor po zhvillohet ngadalë

Bora nuk e pengon qarkullimin hekurudhor dhe ajror, qarkullimi rrugor po zhvillohet ngadalë

31 dhjetor-Nga stacioni ndërkombëtar i autobusëve në Shkup thonë se arritjet dhe nisjet e autobusëve po zhvillohen pa vonesa të mëdha. Vonesa minimale, por pa ndërprerje, ka edhe në qarkullimin vendor hekurudhor dhe ndërkombëtar, kumtojnë nga Stacioni hekurudhor në Shkup.

Shkup, 31 dhjetor 2011 – Reshjet e borës tani për tani nuk shkaktojnë ndalesë në qarkullimin hekurudhor dhe ajror nëpër shtet, përderisa qarkullimi rrugor po zhvillohet ngadalë.

Sipas LAMM, komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në vend po zhvillohet pa ndalesa, kryesisht nër rrugë të lagështa për shkak të reshjeve të dobëta të borës, përderisa në aksin rrugor Veles – Demir Kapi po vërehen reshje më intensive të cilat nuk e pengojnë zhvillimin normal për të gjitha llojet e automjeteve. Komunikacioni po zhvillohet ngadalë në kushte dimërore por megjithatë pa ndalesa, ndërsa ekipet e “Rrugët e Maqedonisë” po kryejnë pastrim të vazhdueshëm para së gjithash në grykat më të larta malore.

Nga LAMM shoferëve u rekomandon vozitje të kujdesshme, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor. Kujdes të posaçëm nëpër rrugë dhe qafa malore, për shkak të paraqitjes së shpeshtë të rrëshqitjes së dheut.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga stacioni ndërkombëtar i autobusëve në Shkup thonë se arritjet dhe nisjet e autobusëve po zhvillohen pa vonesa të mëdha. Vonesa minimale, por pa ndërprerje, ka edhe në qarkullimin vendor hekurudhor dhe ndërkombëtar, kumtojnë nga Stacioni hekurudhor në Shkup.

Nga aeroporti “Leka i Madh” në Shkup informojnë se po realizohen fluturimet dhe aterimet e planifikuara. I hapur për qarkullim është edhe aeroporti “Shën Pali”, por madje për sot pasdite janë paraparë fluturimet dhe aterimet e para.

Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit në natën e kaluar kanë hedhur kripë në rrugët e qytetit. Bora është pastruar nga rrugët kryesore, urat, ndërkalimet, mbikalimet dhe nga e ashtuquajtura “pikat e zeza” për t’u penguar paraqitja e akullit.

Ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica”, siç kumtojnë nga Qyteti i Shkupit, në terren dolën me tetë automjete për pastrimin e rrugëve dhe deri më tani janë pastruar udhëkryqet “Diamant”, “Kontinental” dhe “Detelina” të gjitha urat, rrugët “Nikolla Karav”, “Vostaniçka” dhe “Salvador Alende”, bulevari “Sllovenia” dhe nënkalimi ndaj lagjes Butel.

Shtabi i krizës së shërbimit dimëror i Qytetit të Shkupit gjatë ditës së sotme do ta ndjek gjendjen në terren dhe do të intervenojë sipas nevojave

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *