Home / Lajme / Botë / Bota e përcjell vitin e vjetër dhe e pret Vitin e Ri 2012

Bota e përcjell vitin e vjetër dhe e pret Vitin e Ri 2012

Bredhi qendror i Vitit të Ri i lartë 18 metra, me elemente të ndriçuara dhe të tjera dekoruese është vendosur në sheshin “Maqedonia”.

Shkup, 31 dhjetor 2011 – Qindra miliona njerëz në botë sonte në sheshet e qyteteve të tyre, në qendra turistike, në kafene, restorante, klube,…. ose në atmosferë familjare nëpër shtëpi, do ta përcjellin vitin 2011 dhe do ta presin Vitin e Ri 2012.

Sipas shembullit në metropolet botërore, tani më tradicionalisht, nata më festive dhe të pritet edhe në sheshin “Maqedonia” në Shkup, si dhe në qytetet tjera në vend.

Për më të rinjtë këtë vit janë paraparë shfaqje teatrale për fëmijë, fotografi me Baba Dimrin.

Bredhi qendror i Vitit të Ri i lartë 18 metra, me elemente të ndriçuara dhe të tjera dekoruese është vendosur në sheshin “Maqedonia”.

Autoritete qytetare dhe policia apelojnë që qytetarët të përmbahen nga përdorimi i fishekzjarrëve në natën e Vitit të Ri. Gjatë kohës së pritjes, në qendër të Shkupit do të ketë prani të madhe të policisë.

Vitin e Ri 2012 të parët do ta presin banorët e ishujve të Oqeanit të Qetë Kiribati dhe Tonga dhe vendet e Lindjes së Largët, ndërsa të fundit pas disa orësh pas tyre banorët e bregut perëndimor të SHBA-së dhe Alaskës.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *