Home / Lajme / Maqedoni / Bujqit dhe mësueset kanë dhuruar nga 1 mijë euro për VMRO-DPMNE

Bujqit dhe mësueset kanë dhuruar nga 1 mijë euro për VMRO-DPMNE

10 dhjetor-Gazeta po hulumton rastin, ku janë gjetur lista në të cilat janë të regjistruar rreth 530 persona që kanë dhuruar shumat e tilla në shërbim të partisë për fushatën zgjedhore të qershorit të këtij viti kur u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

E përditshmja maqedonase “Fokus” ka zbuluar një skandal në të cilin akuzon partinë në pushtet VMRO-DPMNE të kryeministrit Nikolla Gruevskit.

Sipas gazetës, bujqit, aktivistë të punësuar partiak dhe mësuese kanë dhuruar nga 1000 euro për partinë e VMRO-DPMNE-së.

Gazeta po hulumton rastin, ku janë gjetur lista në të cilat janë të regjistruar rreth 530 persona që kanë dhuruar shumat e tilla në shërbim të partisë për fushatën zgjedhore të qershorit të këtij viti kur u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

VMRO-DPMNE gjatë fushatës ka tejkaluar shumën prej 3 milion euro për financimin e fushatës, ndërsa gazeta shkruan se Komisioni Antikorrupsion nuk ka ndërmarrë asgjë për të zbardhur këtë rast. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *