Home / Lajme / Maqedoni / Cërvenkovski: Problemet e shqiptarëve dhe maqedonasve janë identike

Cërvenkovski: Problemet e shqiptarëve dhe maqedonasve janë identike

20 dhjetor-Zhvillimet më të fundit në pjesën veriore të Kosovës, për Cervenkovskin me të drejtë shkaktojnë brengosje dhe shqetësim jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. “Pas të gjitha atyre tragjedive të shkaktuara në hapësirën e ish-Jugosllavisë gjatë dy dekadave të fundit, asnjë gjenerator i rrezikut nuk guxon të nënçmohet dhe të injorohet. Ballafaqimi me realitetin e ri, e ky është se Kosova u bë shtet sovran, është i paevitueshëm. Sa më parë që të ndodhë kjo, aq më mirë”, është shprehur ai

Branko Cërvenkovski, lideri i LSDM-së, partisë më të madhe opozitare në Maqedoni ka deklaruar se shqiptarët dhe maqedonasit kanë probleme identike.

“Problemet kryesore me të cilat ballafaqohen sot shqiptarët në Maqedoni janë plotësisht identike me ato që i preokupojnë edhe maqedonasit etnikë dhe këto janë – varfëria dhe papunësia e madhe”, deklaroi Cërvenkovski në një intervistë për “Koha Ditore”.

Duke folur rreth Marrëveshjes së Ohrit, Cërvenkovski theksoi se me këtë marrëveshje u krijua një kornizë e re kushtetuese-ligjore për rregullimin e raporteve ndëretnike dhe të nivelit të të drejtave dhe lirive etnike, por sipas tij me këtë marrëveshje të drejtat e shqiptarëve janë thelbësore. “Të drejtat e shqiptarëve që dolën nga ai proces nuk janë kozmetike por thelbësore, dhe ky është fakt të cilin e pranon dhe e njeh shumica dërrmuese e qytetarëve tanë shqiptarë”, theksoi lideri i opozitës maqedonase.

Ish-presidenti dhe ish-kryeministër maqedonas, Branko Cervenkovski, në intervistën për “Kohën Ditore” pasi vlerëson se nuk ka, as mund të ketë Maqedoni etnikisht të pastër, kundërshton mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe u bën thirrje edhe të tjerëve për njohjen e shtetit sovran, si një realitet. Ai komenton edhe zhvillimet në Maqedoni: ”Maqedonia, e prirë nga ky pushtet, shkon në drejtim të gabueshëm. Kjo politikë e dëmshme e Gruevskit duhet ndalur para se të bëhet shumë vonë”, ka theksuar Cërvenkovski

Zhvillimet më të fundit në pjesën veriore të Kosovës, për Cervenkovskin me të drejtë shkaktojnë brengosje dhe shqetësim jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. “Pas të gjitha atyre tragjedive të shkaktuara në hapësirën e ish-Jugosllavisë gjatë dy dekadave të fundit, asnjë gjenerator i rrezikut nuk guxon të nënçmohet dhe të injorohet. Ballafaqimi me realitetin e ri, e ky është se Kosova u bë shtet sovran, është i paevitueshëm. Sa më parë që të ndodhë kjo, aq më mirë”, është shprehur ai.

Sipas tij skenari për ndarjen e Kosovës është skenari më i keq i mundshëm me pasoja shumë të rënda. Çfarëdo përpjekje për ndryshimin e kufijve shtetërorë sipas parimit etnik mund t’i zgjojë strukturat radikale jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë në Evropë. Nuk ka dhe as që mund të ketë shtete etnikisht të “pastra”. Këmbëngulja në këtë model është në esencë thellësisht antiqytetërues dhe shpie në konflikte. Cërvenkovski po ashtu e konsideron naive të besohet se ngjarjet tek fqinjët tanë nuk mund të kenë ndikim edhe tek ne

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *