Home / Lajme / Maqedoni / Cisternë me 24 tonë naftë u rrëzua në humnerë

Cisternë me 24 tonë naftë u rrëzua në humnerë

8 dhjetor-Është shkaktuar dëm material prej rreth 2.000.000,00 denarë, thuhet në kumtesën e MPB-së.Prej orës 02:10 në hekurudhën Shkup-Kumanovë, midis Milladinovcit dhe Romanovcit është ndërprerë komunikacioni hekurudhor. Ekipet e Hekurudhave të Maqedonisë po punojnë në normalizimin e tij

Një automjet motorik transportues i cili ka tërhequr cisternë me karburant, të ngarkuar me 24 tonë naftë, sot ka rënë në humnerë me thellësi prej 300 metrave dhe me pjesën e parme të kabinës ka goditur në hekurudhën ndërkombëtare Kumanovë-Shkup, te rafineria OKTA, me ç’rast është dëmtuar hekurudha në gjatësi prej 100 metrave.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:10 në parkingun në Terminalin doganor-Okta në qarkun e Rafinerisë.

Automjeti transportues motorik “DAF” me targa të Shkupit, i cili ka tërhequr një cisternë për karburant “Hermeans”, pronë e DD-Transport/DTU SHPKNJP nga Shkupi i ngarkuar me 24 tonë naftë , i cili ka qenë i parkuar me pjesën e parme drejt hekurudhës Shkup-Kumanovë nga F.J. (1959) nga Shkup, në një moment vetëm ka lëvizur përpara dhe ka shkuar në greminë në thellësi prej 300 metrave dhe me pjesën e parme të kabinës ka goditur në hekurudhën ndërkombëtare Kumanovë-Shkup.

Është shkaktuar dëm material prej rreth 2.000.000,00 denarë, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Prej orës 02:10 në hekurudhën Shkup-Kumanovë, midis Milladinovcit dhe Romanovcit është ndërprerë komunikacioni hekurudhor. Ekipet e Hekurudhave të Maqedonisë po punojnë në normalizimin e tij.

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *