Home / Sport / Çmimet për Hasanin dhe Shkëndijën

Çmimet për Hasanin dhe Shkëndijën

Ferhan Hasani është shpall futbollisti më i mirë në vitin 2011, Shkëndija është ekipi më i mirë, ndërsa Qatip Osmanit i takoi çmimi për trajner më të mirë. Ndërkohë, skuadra e re e Renovës është më e mira në 2011 në konkurrencën e të rrinjve.

Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë në mbledhjen e fundit në Tetovë, shpalli futbollistët më të mirë për vitin 2011. Epiteti i futbollistit më të mirë nga kampionati vendor i takoi bindshëm Ferhan Hasanit të Shkëndijës, i cili me paraqitjet e tij drejtoi skuadrën e Tetovës nga vendi i parë në Ligën e dytë, e deri te titulli i kampionit në Ligën e parë të Maqedonisë. Natyrisht nuk munguan golat e tij për Shkëndijën dhe për kombëtaren e Maqedonisë (U21), ndërsa si shpërblim ishin paraqitjet në kombëtaren seniore të Maqedonisë. Së fundit Hasani është tek Volsburgu ku duhet të dëshmojë se jo rastësisht ishte më i mirë në futbollin vendor për vitin 2011. Epiteti i futbollistit më të mirë që luan në kampionatet e huaja i takoi Ivan Triçkovskit, i cili militon tek skuadra e Apoelit dhe është më se i merituari për suksesin e fundit të skuadrës qipriote, e cila është e para na Qipro që arrin në fazën e dytë të garave në Ligën e Kampionëve. Ndërkohë çmimi për ekipin më të mirë në vitin 2011, shkoi në adresë të skuadrës tetovare, Shkëndija e cila shënoi një ndër sukseset më të mëdha në historikun e vet, por edhe në historikun e futbollit të Maqedonisë, pasi arriti nga vendi i parë në Ligën e dytë të shkojë deri te titulli i kampionit në Ligën e parë. Ndërkohë çmimi i ‘trajnerit më i mirë’ u shpall Qatip Osmani, i cili ishte në kreun e skuadrës tetovare nga Liga e dytë e deri në Ligën e parë. Ajo që duhet të gëzojë të gjithë futbolldashësit shqiptarë është ekipi i të rinjve të Renovës, i cili nuk kishte konkurrencë tek moshat e reja, pasi u shpallën kampion në konkurrencën e tyre. Ndërkohë duke dashur të kursejë FFM-ja sivjet për herë të parë nuk do të organizojë gala mbrëmje për ndarjen e çmimeve për ata që ishin më të mirët në futbollin vendor. “Për shkak se FFM-ja është duke ndërtuar shtëpinë e futbollit dhe e dini se kemi investuar rreth 3 milion euro për sivjet vendosëm që shpallja të jetë krejt ndryshe. Duke llogaritur që të kursejmë, u morëm vesh që shpërblimet për më të mirët të ndahen në terren. Ja do jap një shembull, çmimi për futbollistin më të mirë do të ndahen në ndeshjen e parë ku do të luajë futbollisti më i mirë”, tha numri një i futbollit vendor Harallampie Haxhiristeski. Ndryshe nga shpallja e më të mirëve në futbollin vendor KD i FFM-së, mori edhe disa vendime, sipas të cilëve merkatoja dimërore në Maqedoni do të fillojë më 2 janar dhe do të përfundojë më 31 janar.

Lista e laureatëve:
Futsall
Zoran Levevski
Futsall klubi më i mirë
KF “Zhelezarec” – Shkup
Futbollistja më e mirë
Gentiana Roçi
Skuadra më e mirë tek femrat
KFF “ Nashe Taksi” – Shkup
Futbollist i ri më i mirë
Darko Vellkovski – Rabotniçki
Skuadra më e mirë tek të rinjtë
KF “Renova” – Xhepçistë
Arbitër më i mirë
Aleksandar Stavrev – Shkup
Trajner më i mirë
Qatip Osmani
Golashënues më i mirë
Bazhe Ilioski – Metalurg
Skuadra “Fair Play”
Sileks – Kratovë
Skuadra më e mirë për 2011
KF “Shkëndija” – Tetovë
Futbollist më i mirë në LPFM
Ferhan Hasani – Shkëndija
Futbollist më i mirë në kampionatet e huaja
Ivan Triçkovski – APOEL (Qipro)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *