Home / Lajme / Rajon / Dani e vjedh rrymën?

Dani e vjedh rrymën?

15 dhjetor-Këngëtari, i ulur në bankën e të pandehurit, e ka mohuar kategorikisht ndërhyrjen e tij në njehsor, duke thënë se nuk ka pasur nevojë ta bëjë këtë gjë, pasi që qëndron mirë materialisht.

Këngëtari i mirënjohur pejan, Ramadan Krasniqi, akuzohet për vjedhje të energjisë elektrike. Sipas propozim-akuzës së ngritur nga Prokuroria Komunale në Pejë, ai i ka shkaktuar KEK-ut dëm në vlerë prej 1,976.50 euro.
Në Gjykatën Komunale në Pejë, është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj këngëtarit të mirënjohur kosovar, Ramadan Krasniqi-Dani. Prokuroria e ka akuzuar atë për vjedhje të energjisë elektrike. Gjatë një kontrolli të bërë nga ekipi i autorizuar i KEK-ut, në shtëpinë e tij në lagjen Fidanishte në Pejë, është vërejtur se në njehsorin e tij elektrik ka ndërhyrje. Ekipi ka konstatuar se njëra plombë është falsifikuar, kurse buloni i plombës tjetër është këputur, raporton Gazetajnk.
Njehsori është dërguar në laboratorin e kalibrimit që gjendet në Korporatën Energjetike të Kosovës në Prishtinë për ekspertizë. Komisioni profesional i kalibrimit ka konstatuar se orëmatësi është manipuluar.
Në seancën ishin ftuar edhe dy dëshmitarë, Gëzim Gashi dhe Abdullah Shabanaj, anëtarë të ekipit kontrollues të KEK-ut. Ata dhanë dëshminë e tyre, që ishte mbështetëse e propozim-akuzës. Sipas propozim-akuzës së ngritur nga Prokuroria Komunale në Pejë, dëmi i shkaktuar KEK-ut është vlerësuar në 1,976.50 euro. Këngëtari, i ulur në bankën e të pandehurit, e ka mohuar kategorikisht ndërhyrjen e tij në njehsor, duke thënë se nuk ka pasur nevojë ta bëjë këtë gjë, pasi që qëndron mirë materialisht. Ai ka treguar se kur është kthyer nga Belgjika para 9 vitesh, shtëpinë e ka pasur të djegur dhe që nga ajo kohë, kur edhe e ka rinovuar atë, ka qenë pagues i rregullt i energjisë elektrike. “Unë frikësohem ta prekë edhe poçin elektrik, por kush mund të ketë ndërhyrë në njehsorin elektrik, nuk e di”, u shpreh Dani. Gjyqtari i çështjes, duke e shfrytëzuar mundësinë që ia lejon ligji, përkatësisht neni 392 i Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, aktgjykimin do ta shpallë brenda afatit ligjor. (Gazetajnk)

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *