Home / Sport / De Biasi: Jam krenar dhe i përgjegjshëm!

De Biasi: Jam krenar dhe i përgjegjshëm!

Gianni de Biasi është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit. Trajneri italian është prezantuar nga presidenti i federatës shqiptare të futbollit në ambientet e saj. 55-vjeçari ka kërkuar ndjesë që nuk mund të flasë në gjuhën shqipe duke falënderuar drejtuesit e federatës për besimin e dhënë.

“Së pari kërkoj ndjesë që nuk flas në gjuhën shqipe. Dua të falënderoj federatën shqiptare për besimin që pati ndaj meje. Dua të them se ndjehem krenar që jam këtu dhe drejtimi i kombëtares shqiptare është një përgjegjësi e madhe për mua. Jam krenar që jam zgjedhur trajner i një vendi që kërkon të rritet, si nga ana ekonomike ashtu dhe nga ana sportive. Përgjegjësia ime është të përmbush më së miri detyrën për të arritur objektivat. Do të sjell të gjithë eksperiencën që kam fituar me klubet. Do të kërkoj ristrukturimin e ekipit kombëtar dhe të ekipeve të moshave, si dhe do të punoj për të integruar futbollin shqiptar. E kam ndjekur futbollin tuaj, dhe kam parë që në muajt e fundit keni rënë në renditjen e FIFA-s. Njoh disa lojtarë shqiptarë si Bogdani, Cana dhe Ujkani, të cilët luajnë në serinë A, dhe gjithashtu njoh dhe trajnerët, me të cilët ata punojnë. Unë jam realist dhe ne duhet t’i bëjmë hapat njeri pas tjetrit dhe të rritemi dita-ditës. Nuk mund të japim objektiva, pasi rezultatet vijnë me kohën dhe jo me fantazitë.”

Ndërkohë, presidenti i FSHF-së, Armando Duka, bëri të ditur disa detaje të marrëveshjes, duke treguar se ekipi është në fazë rinovimi.

Ndeshja e parë nën drejtimin e kombëtares për De Biasin do të jetë më 29 shkurt në miqësoren e Tbilisit përballë Gjeorgjisë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *