Home / Lajme / Maqedoni / Debat për dekriminalizimin e shpifjes

Debat për dekriminalizimin e shpifjes

13 dhjetor-“Maqedonia ndoshta është lider në rajon dhe në Evropë në bazë të numrit të padive ndaj gazetarëve. Vetëm gjatë vitit 2010 janë parashtruar 100 padi, derisa numri i përgjithshëm është 170. Kemi informata se çdo ditë parashtrohen padi të reja”, tha Selmani.

Ministria e Drejtësisë paralajmëron ndryshime në Kodin Penal me qëllim të dekriminalizimt të shpifjes, informoi ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti, sipas të cilit është formuar komision, i cili po bën analiza që ndryshimet të jenë komparative me legjislaturën e Bashkimit Evropian. Ai tha se pjesë e komisionit përveç ekspertëve do të jenë edhe vetë gazetarët.

Ndërkohë, sipas statistikës së përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, gjatë vitit 2009, 2010 dhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011 në gjykatat themelore në Republikën e Maqedonisë gjithsej ka pasur 296 lëndë për vepër penale, shpifje dhe ofendim, ku si të paditur paraqiten gazetarët.

Sipas Bexhetit, nga numri i përgjithshëm i lëndëve të përfunduara 145, vetëm në 9 lëndë apo 6,2 për qind është shqiptuar dënim në të holla.

“Në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë punohen ndryshimet në Kodin Penal. Në kuadër të ndryshimeve të Kodit Penal ne u obliguam që të ftohen edhe Shoqata e gazetarëve dhe të shqyrtohet edhe kjo çështje që tani është ngrit për debat që ka të bëj me shpifjen dhe ofendimin, ku bashkërisht me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, ekspertët e lëmive të ndryshme dhe gazetarëve, gjegjësisht shoqatës së gazetarëve të bëhen analiza të mirëfillta me elementet kompartive të legjislaturës së Bashkimit Evropian”, deklaroi Bexheti.

Megjithatë pavarësisht kësaj, kryetari i SHGM-së Naser Selmani shprehet se Maqedonia është lider në rajon dhe më gjerë sa i përket numrit të padive për shpifje dhe ofendime të ngritura ndaj gazetarëve.

“Maqedonia ndoshta është lider në rajon dhe në Evropë në bazë të numrit të padive ndaj gazetarëve. Vetëm gjatë vitit 2010 janë parashtruar 100 padi, derisa numri i përgjithshëm është 170. Kemi informata se çdo ditë parashtrohen padi të reja”, tha Selmani.

Sipas zëvendëskryeministres për çështje evropiane Teuta Arifi, shumë është me rëndësi për procesin që dekriminalizimi po hapet si temë.

“Të gjithë e dini se kjo temë deri tani as që është hapur si temë për debat. Shumë është me rëndësi që ky proces i dialogut të përfundojë dhe të dëgjiohen argumentet nga të gjitha palët, e po ashtu të pranohet gatishmëria e Qeverisë dhe e Ministrisë së Drejtësisë që së bashku me SHGM-në të gjendet mënyrë e suksesshme që sa më pak të ketë raste që do t’u pengonin gazetarëve ta kryejnë punën e tyre”, deklaroi Arifi.

OSBE-ja, siç theksoi ambasadori dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Ralf Bret, e përkrah dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit.

Prokurori publik Lupço Shvërgovski nuk pajtohet se tani është koha për dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët, por thotë se kjo duhet të ndodh në, siç tha, një të ardhmeë më të largët.

Gazetarët në tryezën e sotme të rrumbullakët parashtruan shumë shembuj për gazetarë të paditur, prej të cilëve kërkohen shuma të mëdha parash si dëmshpërblim, kërkuan që përfaqësuesit qeveritarë qartë të deklarohen nëse janë për dekriminalizim të tërësishëm apo pjesërishëm, të shfaqet nga ana e gjykatave mundësia për ndërmjetësim, respektivisht pajtimin e palëve në kontest, amnistimin e gazetarëve të paditur si një lloj sinjali se kuptohet presioni mbi të cilin ata janë të eksponuar.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *