Home / Sport / Dënohet Laçi: – 6 pikë dhe ‘terene neutral pa publik’ deri në fund të sezonit

Dënohet Laçi: – 6 pikë dhe ‘terene neutral pa publik’ deri në fund të sezonit

Pritej qe te kishte nje denim ekstrem per klubin e Lacit, por Disiplina eshte mjaftuar vetem me pezullimin e fushes dhe heqjen e 6 pikeve nga klasifikimi. S’ka harruar te gjobite klubin kurbinas, qe vetem sa do te mbushe arken e Federates, pasi eshte mjaft pak ne krahasim me ate cka ndodhi te dielen ku u rrezikua jeta e gjyqtarit qe mban stemen e FIFA-s

Ne plan te pare ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines qe u zhvillua dje ka qene vendimi per aktet e dhunes qe ndodhen te dielen ne perfundim te ndeshjes Laci-Kastrioti. Drejtuesit dhe tifozet kurbinas rrahen barbarisht gjyqtarin kryesor te takimit, Lorenc Jemini.

Pritej qe te kishte nje denim ekstrem per klubin e Lacit, por Disiplina eshte mjaftuar vetem me pezullimin e fushes dhe heqjen e gjashte pikeve nga klasifikimi, por edhe me nje gjobe qe vetem sa do te mbushe arken e Federates, pasi eshte mjaft pak ne krahasim me ate cka ndodhi te dielen ku u rrezikua jeta e gjyqtarit qe mban stemen e FIFA-s.

Denimi i fushes
Komisioni i Disiplines prane Federates Shqiptare te Futbollit e ka denuar ekipin kurbinas te luaje jashte fushe dhe pa tifoze per gjithe pjesen e mbetur te sezonit. Megjithate, ky komision nuk ka perdorur ndeshkimin maksimal te ofruar nga kodi sportiv, i cili parashikonte deri perjashtimin e skuadres nga kampionati i Superliges dhe si rrjedhoje, renien e tij ne nje kategori me poshte ne sezonin e ardhshem. Ne baze te ketij vendimi te Disiplinorit, kurbinasit duhet te zhvillojne te gjitha ndeshjet e mbetura brenda te ketij sezoni ne fushe asnjanese dhe pa tifoze,

Skuadres i hiqen 6 pike
Nje tjeter tolerim qe i eshte bere skuadres kurbinase nga ana e Komisionit te Disiplines ka te beje piket e hequra sa per te thene. Vetem gjashte pike i kane zbritur bardhezinjve nga renditja, teksa skuadra tashme do te jete e kenaqur qe nga vendi i 6-te ku ndodhej do te zbrese ne vend te 11-te, jo nga kategoria. Nje ndeshkim ky qe normalisht ka qene me i pakti per kurbinasit, kur kujtojme se rregullat jane me te ashpra. Dinamos, vetem se nuk i kishte paguar ish-lojtarit te saj Dario Bodrusic rrogen e fundit qe ishte nenshkruar ne kontrate iu hoqen tre pike nga UEFA, ndersa Lacit, tifozet dhe drejtuesit e se cilit per pak sa nuk i moren jeten nje personi, gjyqtarit Jemini ne kete rast, i hiqen vetem gjashte pike.

Ndeshkime dhe per drejtuesit
Nje nga organizatoret e skandalit te dhunimit te gjyqtarit Jemini ishte vete presidenti i skuadres se Lacit, Pashk Laska, Ne momentin qe po perfundonte takimi, numri 1 i skuadres kurbinase ka urdheruar qe te fiken kamerat qe ishin ne stadium dhe menjehere sapo gjyqtari Jemini ka vershellyer per here te fundit, i eshte versulur duke e goditur.

Per gjestin e tij, Komisioni i Disiplines ka vendosur pezullimin e tij me dy vjet nga cdo aktivitet futbollistik ne vend, ndersa ka marre dhe nje gjobe prej 5 milione lekesh te vjeter. Te njejtin denim kane marre dhe dy drejtuesit e tjere te skuadres laciane, Ardian Laska e Kastriot Rama.
Kjo nuk eshte hera e pare qe presidenti Laska ndeshkohet nga Disiplinori. Kujtojme qe ne ndeshjen e sezonit te kaluar Laci-Skenderbeu, numri 1 i skuadres kurbinase ne korridorin e stadiumit goditi me grusht maqedonasin e korcareve, Ristovski. Ne ate kohe Komisioni i Disiplines e denoi me nente ndeshje pezullim dhe 1 milione leke te vjetra gjobe.

Pas dhunes arrestohen Ardian dhe Dod Laska
Prokuroria e Kurbinit ka nxjerre dy mandat-arrestet e para per dhunen e ushtruar ne Lac pas takimit Laci-Kastrioti, takim qe perfundoi me rezultatin 1-1. Komisariati i Policise se Kurbinit ka zbatuar menjehere urdhrin e policise duke vene nen pranga dhe akuzuar per dhunen ndaj gjyqtarit te FIFA-s Lorenc Jemini dy persona, Ardian Laska, zevendestrajner i ekipit te Lacit dhe Dod Laska, vellai i presidentit te Lacit, Pashk Laska.

Numri i te arrestuarve pritet te shtohet, ndersa Prokuroria e Kurbinit ka nisur hetimet intensive prej dy ditesh. Vetem dje ajo ka leshuar dy mandat-arrestet e para qe jane ekzekutuar nga ana e Policise se Kurbinit.

Pas vendimit s’ka reagim nga Shoqata e Arbitrave
Menjehere sapo ndodhi ngjarja e dhunes barbare te drejtuesve dhe tifozeve te skuadres se Lacit ndaj gjyqtarit te ndeshjes me Kastriotin, Lorenc Jemini, reagoi me ane te nje deklarate per mediat Shoqata e Arbitrave Shqiptare. Ne ate deklarate shkruhej nder te tjera se i kerkonte Komisionit te Disiplines te merrte masat sipas rregullores, ndersa pasi te merrte vesh vendimin do te vepronte. Dje ka dale vendimi i Disiplinorit, ndersa nuk pati reagim te Shoqates se Tifozeve per denimin e zbutur ndaj Lacit.

Pritet qe sot kjo Shoqate te dale me nje deklarate per veprimet qe do te marre pas vendimit te Disiplinorit, ku ndoshta mund te kete edhe bojkot ne kete jave nga ana e gjyqtareve.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *