Home / Lajme / Maqedoni / Deputetë të parlamentit belg vizituan komunën e Tetovës

Deputetë të parlamentit belg vizituan komunën e Tetovës

23 dhjetor-“Pavarësisht përcaktimeve të qytetarëve, neve gjithnjë na ka interesuar të punojmë bashkërisht për një të ardhme më të mirë. Andaj mendoj se duhet të bëhen përpjekje për hapje të vendeve të reja të punës që njerëzit të jetojnë mirë në vendin e tyre dhe jo të largohen në mërgim”, tha kryetari Bexheti

Dy deputetë të parlamentit të Belgjikës qëndruan për vizitë të martën në komunën e Tetovës ku u takuan me kryetarin Prof. Dr. Sadi Bexheti. Deputetët që vinin nga partia më e madhe e Belgjikës u interesuan për komunën e Tetovës, përbërjen demografike, marrëdhëniet ndëretnike dhe marrëdhëniet e komunës me pushtetin qendror.
Kryetari Prof. Dr. Sadi Bexheti informoi deputetët belg për qytetin e Tetovës, historinë dhe përbërjen demografike, duke theksuar se është njëri ndër qytetet më të mëdha në Maqedoni me përbërje multietnike. “Qytetarët në Tetovë jetojnë në harmoni të plotë pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike dhe fetare”, tha kryetari Bexheti. Sipas tij, edhe në komunën e Tetovës tashmë janë vendosur marrëdhënie relaksuese në mes këshilltarëve pavarësisht përkatësisë së tyre politike dhe etnike e gjitha me qëllim të zhvillimit dhe progresit të gjithanshëm të qytetit në të mirë të qytetarëve.

“Pavarësisht përcaktimeve të qytetarëve, neve gjithnjë na ka interesuar të punojmë bashkërisht për një të ardhme më të mirë. Andaj mendoj se duhet të bëhen përpjekje për hapje të vendeve të reja të punës që njerëzit të jetojnë mirë në vendin e tyre dhe jo të largohen në mërgim”, tha kryetari Bexheti.

Duke folur për raportet që ka komuna e Tetovës me pushtetin qendrorë, kryetari Bexheti tha se qeveria e Maqedonisë ka një sjellje diskriminuese ndaj këtij qyteti. Andaj, tha ai, në këtë qytet banorët jetojnë kryesisht në sajë të bizneseve të tyre private, duke qenë të neglizhuar nga punësimet nëpër institucionet shtetërore. Sipas tij, edhe pjesa më e madhe e investimeve në këtë qytet shkojnë në disproporcion që është shumë i dukshëm.

Në pyetjen e deputetëve belg se cila do të jetë ardhmëria e Maqedonisë, kryetari Bexheti tha se shqiptarët janë faktorë stabilizues në këtë shtet, andaj krijimi i marrëdhënieve të mira ndëretnike do të lehtësonte dhe shpejtonte integrimet e Maqedonisë në strukturat e NATO-s dhe BE-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *