Home / Lajme / Maqedoni / Derivatet e naftës lirohen për një denar

Derivatet e naftës lirohen për një denar

5 dhjetor-Sipas vendimit të Komisionit rregullator për energjetikë, çmimi në pakicë i Eurosuper BS-95 do të jetë 75 për litër, Eurosuper BS-98 do të jetë 76,50 denarë për litër, ndërsa e Eurodizelit 70,50 denarë. Çmimi në pakicë e Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) zvogëlohet për 0,50 denarë për litër dhe do të shitet për 59,50 denarë.

Benzinat dhe dizeli prej mbrëmë në mesnatë lirohet për një denar.

Sipas vendimit të Komisionit rregullator për energjetikë, çmimi në pakicë i Eurosuper BS-95 do të jetë 75 për litër, Eurosuper BS-98 do të jetë 76,50 denarë për litër, ndërsa e Eurodizelit 70,50 denarë. Çmimi në pakicë e Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) zvogëlohet për 0,50 denarë për litër dhe do të shitet për 59,50 denarë. Zvogëlim ka edhe te mazuti, i cili do të shitet për 42,19 denarë për një kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë periudhës së kaluar 14 ditëshe për një barel është për 3,88 për qind më i ulët se çmimi mesatar i naftës së papërpunuar, siçpas së cilës janë formuar çmimet vijuese të derivateve të naftës.

Kursi i denarit në krahasim me dollarin gjatë periudhës së kaluar 14-ditëshe ishte 45,7 denarë për njëdollar dhe është për 1,54 për qind më i lartë se kursi i dollarit sipas të cilit janë formuar çmimet

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *