Home / Lajme / Maqedoni / Donacion për Spitalin klinik të Tetovës

Donacion për Spitalin klinik të Tetovës

Përfaqësuesi i IGMG-së, është shprehur i kënaqur nga ky bashkëpunim, dhe ka paralajmëruar se ndihma të këtilla do ketë edhe në të ardhmen

35 shtretër 40 karroca dhe një frigorifer për mjekësinë ligjore, është përmbajtja e ndihmës së dytë që i vin spitalit klinik të Tetovës, nga Shoqata IGMG nga gjermania në bashkëpunim me organizatën ‘EL Hilall’ të Maqedonisë.“Donacioni përmban sic e shihni shtretër elektrik karoca dhe një frigorifer dhe ca pjesë tjera. Ky donacion do shpërndahet në tërë repartet e spitalit ndërsa do na shërbejë për mbarrëvajtjen e mëtejshme dhe kualitetetin për shëndetin e qytetarëve të Tetovës” dekalroi Florin Besimi drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës. Kurse drejtuesit e El HIlallit, theksojnë se Tetova dhe ky spital meriton të ketë ndihma dhe nuk përjashtoi ndihmat edhe në të ardhmen.“Ky organizim bëhet në koordinim me organizatën bëmirëse në Gjermani dhe është hera e dytë sot që në bashkëpunim me këtë organizatë sjellim ndihma për spitalin e Tetovës. Sic theksoi edhe përfaqësuesi i IGMG-së, Tetova si qytet merriton mjaft dhe ndihma do ketë edhe në të ardhmen” tha Behixhudin Shehabi drejtues i El Hilallit.Përfaqësuesi i IGMG-së, është shprehur i kënaqur nga ky bashkëpunim, dhe ka paralajmëruar se ndihma të këtilla do ketë edhe në të ardhmen.“Dëshira jonë është të konsolidohemi dhe ndihmojmë vllezërve tonë aty ku kanë nevojë. Shfrytëzoj rastin ta falenderoj El Hilal për kontributin e saj dhe falenderoj qeverinë e Maqedonisë që ndihmoi që për një kohë të shkurtër të bëhet procedura e doganimit”tha Ahmet Bilixhan i përfaqësues i Organizatës IGMG. Ndryshe nga e njëjta organizatë muaj më parë Spitali i Tetovës morri ndihmë disa aparate për dializë dhe mjete të tjera ndihmëse.(U.H)TV KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *