Home / Sport / Drita kampione e vjeshtës në Ligën e Dytë

Drita kampione e vjeshtës në Ligën e Dytë

KF Drita nga fshati Bogovinë e Tetovës ka rregjistruar suksesin më të madh në historikun e saj, duke fituar titullin e kampionit të vjeshtës në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë.

Megjithse këtë mundnin ta bënin në mënyrën më të bukur, futbollistët e Dritës do të dimërojnë në pozitën e parë vetëm falë faktit se rivalët e tyre Skopje dhe Treska nuk arritën të fitojnë në trasnfertat e tyre. Kjo për faktin se bogovinasit në ndeshjen e fundit në teren të vet pësuan disfatë 0:1 nga Pelisteri, duke dëshpruar tifozët e pranishëm në këtë përballje. Futbollistët e Dritës duket se u dogjën nga dëshira e madhe për të fituar, pasi dinin se triumfi do tu jepte vendin e parë, para fillimit të sezonit pranveror. Pas pjesës së parë pa gola, në pjesën e dytë u duk se vendasit do të hidhen në sulm në kërkim të golit të fitores, mirëpo edhe përkundër dëshirës së madhe për rezultat pozitiv, futbollistët e Dritës më shumë gabonin, se sa arrinin të organizojnë ndonjë sulm të rrezikshëm para portës së Pelisterit. Në anën tjetër miqtë të koncentruar në mesfushë të ngjeshur, rastin e tyre e kërkonin në kundërsulme. Në këtë periudhë arbitri kryesorë disa herë jepte vendime të padrejta në dëm të Dritës, duke shkaktuar nervozë në taborin vendas. Këtë e shfrytëzuan miqtë, të cilët pas një rivënie këndore, me anë të Dimitrovskit arritën të shënojnë gol, për epërsi 1:0. Tani gjërat për Dritën u përkeqësuan edhe më shumë dhe rezultati negativ solli të shpeshtohen gabimet e futbollistëve të rrinjë. Gjithsesi Drita arriti të kanoset disa herë, mirëpo pamundur të gjejë gol. Zeadini kishte tentim të rrezikshëm, mirëpo që u ndal nga portieri mysafir, ndërsa në një mundësi arbitri nuk dha penalti të qartë për vendasit. Gjithsesi Drita kishte mundësi të mirë të shmangë disfatën në minutën e fundit të takimit, kur pas lojës me dorë në zonë, vendasit fituan 11-të metërsh. Radevski mori përgjegjësinë të godasë, mirëpo u lexua nga portieri kundërshtar dhe humbi mundësinë që skuadrës së tij ti sjellë një pikë nga ky duel. ‘Vendimtare u tregua mungesa e 3 futbollistëve standard, të cilët janë edhe bartës së lojës sonë. Ne me këto forca që kemi provuam të marim fitoren, mirëpo pa mundur t’ia arrijmë qëllimit. Sot disa herë u dëmtuam nga ana e arbitrit, mirëpo faji për humbjen përsëri mbetet te ne, pasi nuk bëmë sa duhet për të shmangur disfatën. Kur edhe penaltinë nuk e bëmë gol, atëherë s’kemi çka të kërkojmë nga ky duel. Si do që të jetë ne lëmë pas një gjysmësezon të suksesshëm. Tani kemi pauzë ku shpresojmë të sigurojmë disa përforcime dhe më pas me përgatitje cilësore shpresoj që në pranverë do të ruajmë pozitën që kemi’, deklaroi pas disfatës nga Pelisteri, trajneri i Dritës, Jeton Beqiri. Për Dritën kjo ishte disfata e dytë në këtë gjysmësezon, ndërsa e para pas 11-të ndeshjeve me rradhë pa dështim. Gjithsesi skuadra nga Bogovina do të dimërojë në pozitën e parë, me 29-të pikë të tubuara, aq sa ka edhe Treska në vendin e dytë. Drita në 15-të ndeshje shënoi 8-të fitore, 5 barazime dhe vetëm dy disfata. Për titullin vjeshtor të Dritës kontriboi Korabi i Dibrës, që ndali me barazim 1:2 Skopjen. Edhe Treska nuk arriti të marë tre pikë në këtë xhiro, pasi barazoi 2:2 në fushë të Euromilkut. Rufeja e Miletinës mundi 3:1 Osogovën, derbi shqiptar mes Gostivarit dhe Vëllazërimit u mbyll me barazimpa gola, ndërsa befason humbja e Miravcit 0:1 nga Lokomotiva. Ohrid Lote fitoi 3:2 Pobeda Juniorin, ndërsa Bellasica humbi në fushë të vet 0:2 nga Tikveshi.

Rezultatet:
Drita-Pelisteri 0:1,
Ohrid Lote-Pobeda Junior 3:2,
Euromilku-Treska 2:2,
Miravci-Lokomotiva 0:1,
Gostivari-Vllazërimi 0:0,
Korabi-Skopje 1:1,
Rufeja-Osogova 3:1,
Bellasica-Tikveshi 0:2.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *