Home / Sport / Drita kundër Pelisterit për titullin vjeshtor

Drita kundër Pelisterit për titullin vjeshtor

Duket se Drita e Bogovinës është para suksesit më të madh në historikun e saj, pasi ka mundësi që stinorin vjeshtor ta mbyllë si lidere e renditjes. Për të bërë një gjë të këtilla, bogovinasit kanë nevojë për fitore në ndeshjen e fundit, kur në teren të vet presin ish-anëtarin e Ligës së Parë, Pelisterin e Manastirit.

Skuadrat e Ligës së Dytë republikane në futbollin e Maqedonisë këtë të dielë zhvillojnë ndeshjet e fundit të stinorit vjeshtor. Duket se Drita e Bogovinës është para suksesit më të madh në historikun e saj, pasi ka mundësi që stinorin vjeshtor ta mbyllë si lidere e renditjes. Për të bërë një gjë të këtilla, bogovinasit kanë nevojë për fitore në ndeshjen e fundit, kur në teren të vet presin ish-anëtarin e Ligës së Parë, Pelisterin e Manastirit. Nga tabori i Dritës janë të mobilizuar maksimalisht për të mbyllur në mënyrën më të bukur gjysmëstinorin vjeshtor, që për ta mbase do të mbetet historik. ‘Të jem i realtë, në fillim të sezonit edhe pse pritnim të jemi në mesin e skuadrave të kreut, por as që kishim menduar se do na jepete rasti të mbyllim stinroin në vend të parë. Mirëpo tani kur kemi mundësinë në duart tona, do bëjmë gjithçka që të shënojmë fitore kundër Pelisterit, me qëllim që të dimërojmë në vendin e parë. Megjithatë gjithashtu e dijmë se na pret detyrë e vështirë në ndeshjen e fundit, kemi përballë skuadër me renome në futbollin e Maqedonisë dhe sigurisht edhe ata kanë planet e tyre. Mirëpo ne jemi të vendosur të japim më shumë se 100 % nga mundësitë tonë dhe shpresojmë që kjo të jetë e mjaftueshme për të shënuar fitore përballë Pelisterit’, deklaroi mbrojtësi i Dritës, Blerton Nafija. Gabim të Dritës përballë Pelisterit do të shpresojnë skuadrat e vendit të dytë dhe të tretë, Treska dhe Skopje. Skuadra nga lagja e Gjorçe Petrovit, Treska do të jetë mysafire e Eruomilkut, ndërsa Skopje luan në trasnfertë përballë Korabit. Pikërisht dueli në Dibër pritet të sjellë futboll interesant, pasi Korabi shpreson në fitore, për tu shmangur prej pozitave të rrezikut. Një gjë të tillë kërkon edhe Rufeja e Miletinës, e cila në fushë të vet pret Osogovën. Në Gostivar do zhvillohet derbi shqiptar, ku Gostivari do të përballet me Vëllazërimin e Kërçovës. Në ndeshjet tjera Ohrid Lote luan me Pobeda Juniorin, ndërsa Bellasica pret Tikveshin.

Rufeja-M në fitore kundër Osogovës

Skuadra e Rufesë së Miletinës këtë sezon për herë të parë luajti në Ligën e Dytë dhe pati nevojë për pak kohë deri sa u akomodua në këtë kategori. Gjithsesi miletinasit gjenden në pozitën e parafundit (të 15-të) në tabelë, me 11-të pikë të tubuara. Në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor, Ruefeja-M përballet në teren të vet me Osogovën dhe fitorja është imperativ i vetëm. Tre pikë nga ky duel, ndoshta ekipin do të nihmonin të dalë nga zona e rrezikut, që më pas në pranverë me disa përforcime të kërkojë mbetjen në Ligë. ‘Kemi humbur shumë pikë në këtë gjysmësezon, mirëpo për ndeshjen e fundit mendojmë vetëm për tre pikë. Do të jemi komplet, të gjithë futbollistët janë në dispozicion të stafit teknik dhe mbetet që në fushë të nxjerim formacionin më të mirë. Lusim tifozët tanë të vijnë në numër sa më të madh, t’u japin futbollistëve përkrahje në këto momente kur kanë nevojë, që në fund së bashkë të gjithë të festojmë fitoren eventuale. Më pas në pranverë planifikojmë përforcime dhe besoj se Rufeja nuk do të ketë problem të sigurojë egzistencën në Ligën e Dytë’, deklaroi drejtori sportiv i KF Rufeja-M, Jasin Fetishi.

Dyshet e javës së 15-të:
Ohrid Lote-Pobeda Junior,
Euromilku-Treska,
Miravci-Lokomotiva,
Gostivari-Vllazërimi,
Drita-Pelisteri,
Korabi-Skopje,
Rufeja-Osogova,
Bellasica-Tikveshi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *