Home / Lajme / Maqedoni / Dymbëdhjetë komuna morën certifikata për angazhime për avancim të mbrojtjes nga diskriminimi

Dymbëdhjetë komuna morën certifikata për angazhime për avancim të mbrojtjes nga diskriminimi

Shkup, 7 dhjetor 2011 – Dymbëdhjetë komuna të Maqedonisë sot morën certifikata për “Komuna pa diskriminim”. Ato morën pjesë në projektin “Zbatimi i ligjit të ri për antidiskriminim” qëllimi i të cilit është ta avancojë mbrojtjen nga diskriminimi, inkuadrimi social dhe të drejtat sociale.

Dymbëdhjetë komuna të Maqedonisë sot morën certifikata për “Komuna pa diskriminim”. Ato morën pjesë në projektin “Zbatimi i ligjit të ri për antidiskriminim” qëllimi i të cilit është ta avancojë mbrojtjen nga diskriminimi, inkuadrimi social dhe të drejtat sociale.

Në kuadër të projektit, në komunat Strugë, Ohër, Tearcë, Dibër, Manastir, Strumicë, Kumanovë, Shtip, Dellçevë, Negotinë, Radovish dhe Likovë, janë zbatuar masa për përforcim të kapaciteteve të bashkësive lokale, komunat dhe organizatat qytetare për zbatim më efikas të Ligjit për antidiskriminim, si dhe për nxitje të qytetarëve, posaçërish grupet e margjinalizuara se si të veprojnë kundër diskriminimit dhe se si të mbrohen.

“Integrimi evropian paraqet prioritet kyç dhe i lartë për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe për këtë arsye pjesa më e madhe e aktiviteteve që realizohen në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale drejtpërdrejt janë të lidhura me procesin e inkuadrimit të shtetit tonë në BE dhe pranimin e praktikave dhe standardeve evropiane. Në këtë drejtim mbetemi të përkushtuar të punojmë në çështjet e lidhura me të drejtat dhe liritë e njeriut, si dhe çështjen për mundësi të barabartë për çdo qytetar”, tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski, i cili ua ndau certifikatat përfaqësuesve të komunave.

Vitin e kaluar, shtoi, në dymbëdhjetë komunat me mbështetje të administratës lokale dhe sektorit joqeveritar janë realizuar trajnime për këshilltarët komunal, për të punësuarit në institucionet lokale, për organizatat qytetare, policinë, mediat, si dhe institucionet arsimore dhe shëndetësore, ndërsa janë miratuar edhe plane për veprim për ngritje të vetëdijes publike të qytetarëve për informim më të madh dhe mbrojtje nga diskriminimi.

“Me zbatimin e këtyre aktiviteteve të gjitha komunat treguan iniciativë dhe gatishmëri për inkuadrim në zbatimin e Ligjit për antidiskriminim dhe futje të konceptit të mosdiskriminimit në të gjitha politikat, programet dhe projektet të cilat krijohen në nivel lokal”, tha Ristovski.

Projekti është mbështetur me mjete nga Bashkimi Evropian, ndërsa i realizuar me ndihmë të Këshillit britanik në Maqedoni dhe sektori qytetar. (U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *