Home / Lajme / Rajon / Dyshimet e mjekëve, Kabashi vdiq nga mbidoza e medikamente

Dyshimet e mjekëve, Kabashi vdiq nga mbidoza e medikamente

8 dhjetor-Kabashi ishte paraparë të luftonte më 16 dhjetor në Munih kundër kikboksierit të famshëm amerikan, Mighty Mo. Lufta e tij ishte paraparë të transmetohej në televizionin gjerman Sat 1. Ngjarja e 16 dhjetorit do të zhvillohet megjithatë, meqë kolegët e Kabashit dëshirojnë që të luftojnë për ta nderuar atë.

Vdekje misterioze e kampionit të botës në kikboks, Besim Kabashi (35). Në orët e hershme të së dielës u gjet pa ndjenja në shtëpi. Ai ndërroi jetë disa çaste më vonë në spital. Në internet adhuruesit e tij spekulonin në të gjitha drejtimet: se mos është dopinguar me gjëra të rënda? mos është vrarë? apo mos ka bërë vetëvrasje?

Dyshimin e fundit policia e largon, pasi nuk ka pasur ndonjë shenjë që kishte të bënte me vetëvrasjen. Nuk kishte asnjë letër lamtumire. Po ashtu, hidhet poshtë edhe mundësia e një vrasjeje. Për t’u bërë zbardhja e kësaj vdekjeje tragjike, u kërkua një autopsi. Autopsia u bë të martën në Munih dhe rezultatet e para janë: kikboksieri vdiq nga një mbidozë e medikamenteve.

Tash duhet një analizë toksikologjike për t’u konstatuar se çfarë përzierjesh e medikamenteve ka çuar në vdekjen e kampionit të botës në kikboks, Besim Kabashi. Por, ky proces pritet të zgjasë.

“Kjo mund të zgjasë disa javë”, ka thënë zyrtarja mediale e prokurorisë së Munihut, Barbara Stockinger.

Kabashi ishte paraparë të luftonte më 16 dhjetor në Munih kundër kikboksierit të famshëm amerikan, Mighty Mo. Lufta e tij ishte paraparë të transmetohej në televizionin gjerman Sat 1. Ngjarja e 16 dhjetorit do të zhvillohet megjithatë, meqë kolegët e Kabashit dëshirojnë që të luftojnë për ta nderuar atë.

“Sportistët e mi duan që të dalin në ring dhe t’ia dedikojnë këtë mbrëmje shokut të tyre të vdekur”, ka thënë menaxheri i Kabashit, Mladen Steko.

Varrimi i kampionit të botës në kikboks, Besim Kabashi, do të bëhet të enjten në Gurrakoc të Istogut, ka bërë të ditur Ministria e Kulturës. Homazhet fillojnë në orën 12:00 në shkollën fillore “Martin Camaj” në Gurrakoc, kurse varrimi bëhet në orën 15:00 në varrezat e fshatit. MKRS-ja ka paralajmëruar edhe një komemoracion për të premten 11:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *