Home / Sport / Eliminohen dy Manchesterat

Eliminohen dy Manchesterat

Me ndeshjet e mbrëmshme është mbyllur faza e grupeve në Ligën e Kampionëve, duke u mësuar emrat e 16-të skuadrave që do të garojnë në të tetën e finaleve. Dëshprimin më të madh e kanë përjetuar dy skuadrat nga Mançesteri, të cilat edhe përkundër ambicieve të mëdha, mbrëmë ‘firmosën’ eliminimin dhe në pranverë do të luajnë në Liga Evropa.

Mbremje plot surpriza ne Champions League, ku “bomba” me e madhe eshte eliminimi i Manchester United, qe mundet ne Basel 2-1, por edhe kualifikimi i “pamundur” i Lyon qe fiton 7-1 ndaj Dinamo Zagreb, ndersa Ajax humbet 3-0 ndaj Real Madrid. Sukses historik edhe per Napoli, qe arrin te fitoje ne Spanje ndaj Villarreal, ndersa fitorja e Manchester City ndaj Bayern Munich nuk vlen. Surprizojne edhe ruset e CSKA qe fitojne ne “San Siro” dhe kualifikohen per ne turin tjeter.

Grupi A
Fitore e bukur e Manchester City ndaj Bayern Muncih, 2-0, me gola te Silva 37’ dhe Toure 52, por tre piket nuk vlejne sepse Napoli i Mazzarri fiton paster 2-0 ndaj Villarreal ne transferte duke kaluar ne vendin e dyte. Nje grup ku surpriza eshte Napoli, ndersa City duhet te mjaftohet me Europa League ku do te kete edhe Manchester United, rivale edhe ne Premier League.

Grupi B
Barazimi 0-0 ne France mes Lille dhe Trabzonspor nuk i ka interesuar asnjeres prej skuadrave, pasi eshte CSKA qe fiton ndaj Inter dhe rremben vendin e dyte. Te dy ekipet, si Lille ashtu edhe turqit kerkonin fitoren, teksa e kane pesuar te dyja nga ruset, qe jane treguar dinake ndaj nj Interi te pamotivuar dhe qe ka luajtur pa shume futbolliste titullare. Surprize e kendshme per ruset, te cilet kalojne skuadren e dyte ne Champions League, ndersa diten e djeshme kaloi fazen ne grupe edhe Zenit Petersburg.

Grupi C
Manchester United peson eliminimin ndoshta me te turpshem ne te gjithe historine e vet ne Champions League. Djemte e Alex Ferguson ishin teper te mefshte ne Zvicer ndaj nje Baseli qe dha shpirtin ne fushen e lojes. Vendasit bene gjithcka, dhe me dy gola Streller 9’ dhe Frei 85’ moren nje fitore historike duke u ngjitur ne kuoten e 11 pikeve, ne vendin e dyte. Ne takimin tjeter Benfica me nj fitore minimale 1-0 nuk e diskuton kualifikimin dhe vendin e pare. Manchester United dhe Ferguson do te luajne ne Europa League tashme, ku padyshim jane pretendentet kryesore.

Grupi D
Lyon ka kryer ate qe quhet “misioni i pamundur” ne Zagreb, me plot 7 gola te shenuar, dhe nje fitore qe dukej se nuk do te arrihej kurre. Por gjithcka ka qene shume e lehte. Diferenca prej 7 golash ne tabele me Ajax eshte permbysur, madje edhe tejkaluar, pasi holandezet kane humbur brenda ne shtepi 3-0 ndaj Real Madrid. Edhe pse me rezervat madrilenet kane qene superiore ndaj Ajax duke i zhytur akoma dhe me shume. Lyon arrin nj kualifikim spektakolar, edhe pse Dinamo Zagreb “hapi porten”.

Rezultatet:

Grupi A
Villarreal-Napoli 0-2
Inler 65, Hamsik 76
Manchester City-Bayern Munich 2-0
Silva 37, Touré 52

Grupi B
Lille-Trabzonspor 0-0
Inter-CSKA Moske 1-2
Cambiasso 51 / Doumbia 50, Berezutskiy 87

Grupi C
Basel-Manchester United 2-1
Streller 9, Frei 85 / Jones 89
Benfica-Otelul Galati 1-0
Cardozo 7

Grupi D
Ajax-Real Madrid 0-3
Callejón 14, 90+12, Higuaín 41
Dinamo Zagreb-Lyon 1-7
Kovacic 40 / Gomis 45, 52, 48, 70, Gonalons 48, López 65, Briand 76

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *