Home / Sport / Europa League. Shorti ve perballe Ajax-Man. Utd dhe Porton me Manchester City

Europa League. Shorti ve perballe Ajax-Man. Utd dhe Porton me Manchester City

jo qe bie ne sy jane dy perballjet e skuadrave qe vijne nga Champions League. Keshtu Ajax do te prese Manchester United, ndersa Porto fituese ne fuqi do te prese Manchester Cityn. Kater skuadrat jo vetem qe jane te nje niveli me te larte sesa ekipet e tjera te ketij turneu, por per me teper zhgenjimin e pesuar ne Champions kerkojne ta lene pas ne kete kompeticion.

Nuk kane munguar perplasjet e medha ne 1/16 e Europa League. Shorti i hedhur ne Nion te Zvicres nuk ka kursyer perplasjet gjigante, ndermjet skuadrave pretendente. Ajo qe bie ne sy jane dy perballjet e skuadrave qe vijne nga Champions League. Keshtu Ajax do te prese Manchester United, ndersa Porto fituese ne fuqi do te prese Manchester Cityn. Kater skuadrat jo vetem qe jane te nje niveli me te larte sesa ekipet e tjera te ketij turneu, por per me teper zhgenjimin e pesuar ne Champions kerkojne ta lene pas ne kete kompeticion. Fati mire i dy skuadrave angleze eshte se takimet e para do t’i luajne ne transferte, dhe per cdo te papritur ne keto ndeshje kane mundesine te japin maksimumin te mbeshtetur nga tifozet e tyre. Nje tjeter finale e parakohshme mund te konsiderohet perballja Lazio-Atletiko Madrid. Pas kualifikimit me shume vuajtje bardhekaltrit duhet te mbledhin veten, dhe ne rifillimin e kompeticioni te tregojne forcen e tyre. Sfide me e lehte per Udinesen qe do te perballet me PAOK-un e Selanikut. E forte mund te konsiderohet edhe dueli Stoke City-Valencia midis dy shkollave te rendesishme te futbollit europian. Gjithashtu, eshte hedhur shorti edhe per 1/8 e finaleve. Fituesi i ciftit Ajax-Manchester United do te perballet me fituesin e ciftit Lokomotiv e Moskes-Athletik Bilbao. Kjo eshte panorama e plote e shortit te Europa League te hedhur ne Nion te Zvicres.

Igli Tare “Lazio s’trembet nga asnje rival”
“Nese duam te vazhdojme perpara duhet te perballojme cdo kundershtar me shpirtin e duhur. Atletico Madrid eshte nje skuader e madhe, por Lazio nuk i trembet askujt dhe do luajme cdo gje deri ne fund”.
Keto jane fjalet e shqiptarit Igli Tare, Drejtor Sportiv i klubit lacial, ne nje interviste per Mediaset Premium pas shortit te Europa League, hedhur ne Nion te Zvicres, i cili i vuri italianet perballe “Los Colchoneros”. “Grupi eshte i bashkuar dhe kemi lojtare cilesore brenda tij dhe kjo eshte shume e rendesishme”, perfundoi deklaraten e tij Igli Tare.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *