Home / Lajme / Maqedoni / Familja Aliu me kulm mbi kokë

Familja Aliu me kulm mbi kokë

12 dhjetor-“Projekti ka fillu në Korrik me iniciativë të shoqatës humanitare ‘Meshira’, në të kanë ndihmuar fshatarët e Pirokut si dhe një falenderim për tgjitha kompanitë e Tetovës dhe Gostivarit që kanë ndihmu me materiale ndërtimore familja është tetë anëtarëshe, kemi ndërtu dy kate në të parin do jetojnë tre invalidët e në të dytin një burrë me katër fëmij dhe gruan që përkujdesen edhe për tri invalidët

Falë aktivitetit të Shoqatës Humanitare Mëshira, e cila morri iniciativë për ta ndihmuar familjen Alija nga fshati Pirok i Tetovës, e njejta që nga dita e djeshmë ka fituar kulm mbi kokë. Familja tetë anëtarëshe Alia, më parë ka jetuar në dy dhoma të vogla, por për të qenë fatkeqësia edhe më e madhe , kjo familje kujdeset edhe për tri persona me invaliditet ndërsa pa asnjë të ardhur. E njëjta tashi ka shtëpinë e re, kjo falë angazhimit të Mëshirës dhe banorëve të fshatit Pirok. “Projekti ka fillu në Korrik me iniciativë të shoqatës humanitare ‘Meshira’, në të kanë ndihmuar fshatarët e Pirokut si dhe një falenderim për tgjitha kompanitë e Tetovës dhe Gostivarit që kanë ndihmu me materiale ndërtimore familja është tetë anëtarëshe, kemi ndërtu dy kate në të parin do jetojnë tre invalidët e në të dytin një burrë me katër fëmij dhe gruan që përkujdesen edhe për tri invalidët.Ata kanë jetuar në një dhomë tre me katër, dhe në dhomën sipër familja” tha Haki Lushtaku menaxher i Shoqatës Mëshira. Hoxha i fshatit ka falenderuar me këtë rast këtë shoqatë, shkaku i të cilëve u bë me kulm mbi kokë kjo familje tetë anëtarëshe.”Përshëndetje për idenë dhe ndërtimin e kësaj shtëpie për mëshirën dhe bashkëfshatarët tonë” tha Jetmir Haliti, Imam i xhamisë së fshatit Pirok.Ky projekt ka zgjatur katër muaj, ndërsa për ndërtimin e shtëpisë së re për familjen skamnore Alija nga Piroku i Tetovës, kontribut të vecantë kanë dhënë edhe mërgimtarët.(U.H

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *