Home / Lajme / Maqedoni / Ferhan Hasani zgjidhet lojtari më i mirë për 2011. Qatip Osmani trajner më i mirë

Ferhan Hasani zgjidhet lojtari më i mirë për 2011. Qatip Osmani trajner më i mirë

25 dhjetor-Lojtari më i mirë në kampionatin vendas është shpallur Ferhan Hasani-Buba i cili ditët e fundit bëri transfer në Bundesligën gjermane, konkretisht në ekipën e Wolsburgut, ndërsa lojtari më i mirë i cili luan jashta Maqedonisë është lojtari që ;uan në Qipro, Ivan Trichkovski.

Federata e Futbollit të Maqedonisë në mbledhjen e sotme të bordit udhëheqës që u mbajt në Tetovë, ka pranuar propozimet e komiteteve të FFM-së për përzgjedhjen e më të mirëve në futboll për vitin 2011. Lojtari më i mirë në kampionatin vendas është shpallur Ferhan Hasani-Buba i cili ditët e fundit bëri transfer në Bundesligën gjermane, konkretisht në ekipën e Wolsburgut, ndërsa lojtari më i mirë i cili luan jashta Maqedonisë është lojtari që ;uan në Qipro, Ivan Trichkovski. Ekipa më e mirë ne futboll u shpall: KF Shkëndija- Tetovës e cila u shpallë kampion i stinorit 2010/2011 dhe gjithashtu fitoj edhe Super Kupën e Maqedonisë e cila për herë të parë u zhvillua në Maqedoni. Ndërsa trajneri më i mirë u shpall, Qatip Osmani ish-trajneri i Shkëndijës i cili drejtoi Shkëndijën drejt titullit të parë në historinë e klubit, at të kampionit të Maqedonisë 2010/2011, njëkohësisht u paraqit për herë të parë edhe në garën më prestigjoze të futbollit në Evropë, Ligën e Kampionëve. Me ekipën e Shkëndijës ai fitoj edhe Super Kupën e Maqedonisë.
Më të mirët e 2011 në futboll:
Ekipi futbollistik më i mirë për vitin 2011: KF Shkëndija Tetovë
Lojtari më i mirë në kampionatin vendas për vitin 2011: Ferhan Hasani – KF Shkëndija Tetovë
Trajneri më i mirë i futbollit për vitin 2011: Qatip Osmani – KF Shkëndija Tetovë
Lojtarja më e mirë femër në futboll për vitin 2011: Gentjana Roci
Klubi më i mirë futbollistik i femrave për vitin 2011: KFF “Taxi jonë SNT 2010″ – Shkup
Lojtari më i mirë ne Futsall: Zoran Leveski
Ekipi më i mirë në futsall për vitin 2011: KFM “Zhelezarec”
Ekipa më fair play për vitin 2011: KF Sileks – Kratovë
Gol shënuesi më i mirë: Baze Ilijovski – KF Metalurg Shkupë
Lojtari i ri me perspektiv për vitin 2011: Darko Velkovski – Rabotnicki
Ekip më i mirë në kategori e të rinjve për vitin 2011: Renova – Xhepishte
Referi më i mirë në futboll për vitin 2011: Aleksander Stavrev – Shkup
Lojtari më i mirë që paraqitet në kampionatin e huaj për vitin 2011: Ivan Trickovski- FC APOEL

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *