Home / Lajme / Maqedoni / FGSH është transformuar në Forum të Gruas

FGSH është transformuar në Forum të Gruas

7 dhjetor-Ky vendim u morr në vitin 2008 dhe prej atëherë funskionojnë si forum multinacional”, thotë kryetarja Xhane Kreshova. Organizimi i këtij forumi shtrijnë aktivitete në Shkup, Tetovë dhe komunat që janë dolën nga decentralizimi në rajonin e Pollogut.

Dhuna familjare nuk është problem privat por problem i shoqërisë.Rezultatet nga hulumtimi i organizatës ESE tregojnë që, çdo e dyta grua është viktimë e dhunës psigjike, çdo e pesta grua është viktimë e dhunës fizike dhe çdo e dhjeta grua është viktimë e dhunës seksuale.Prandaj qëllimi kryesor për mbrojtje të viktimave nga dhuna familjare është sigurimi i ndihmës dhe mbështetjes në ruajtjen e integritetit fizik dhe psikik të viktimës, thotë Xhane Kreshova kryetare e Forumit të Gruas në Maqedoni. Kryetarja e forumit të gruas Xhane Kreshova bën të ditur se qendra për persona-viktima të dhunës familjare ju siguron qëndrim ditor dhe të përkohshëm si dhe përkujdesje 6 mujore me mundësi të vazhdimit edhe për 6 muaj të tjerë. Ndërkohë që gjatë një prezantimi në Tetovë, është organizuar një aktivitet përmbyllës me rastin e kampanjës 16 ditë kundër dhunës në familje dhe njëkohësosht përfundimin e aktiviteteve të projektit trupi koordinativ në nivel lokal kundër dhunës në familje. Sipas Policisë së Tetovës, shifrat këtë vit, tregojnë se janë parashtruar 36 padi penale kundër dhunës në familje, ndaj 38 kryerësve prej të cilëve 35 janë meshkuj dhe 3 janë femra. Ndryshe Forumi i Gruas Shqiptare nuk ekziston nga viti 2008. Ky forum tashmë është vetëm Forumi I Gruas dhe funskionon në nivel të shtetit, kurse si FGSH ishte formuar që në vitin 2000. “Pasi që një kohë të gjatë në forumin tonë filluan të vijnë gra të nacionaliteteve të ndryshme si turke, maqedonase, u vendos që forumi të mos titullohet vetëm si forum i gruas shqiptare por të mbajë emrin vetëm si Forum i Gruas. Ky vendim u morr në vitin 2008 dhe prej atëherë funskionojnë si forum multinacional”, thotë kryetarja Xhane Kreshova. Organizimi i këtij forumi shtrijnë aktivitete në Shkup, Tetovë dhe komunat që janë dolën nga decentralizimi në rajonin e Pollogut. Kreshova thotë se momentalisht janë më shumë aktive në rajonin e Pollogut, për shkak të karakterit të popullatës së përzier, ndërsa në ombrellën e forumit janë më shumë se 34 aktiviste të rregullta dhe 20 vullnetare të cilët aktivizohen varësisht nga projektet. “Ekzistenca e forumit varet nga projektet, pasi që nuk ka financim të drejtpërdrejt nga pushtetet lokale dhe ato qendrore. Kryesisht mbijetojmë me projekte të organizatave ndërkombëtare përmes projekteve”, tha ajo. Ndërkaq, Kreshova bën të ditur se më herët ka ekzistuar Lidhja e Gruas Shqiptare, e cila është formuar në fillim vitet e 90-ta, kurse tani e njejta ka veprimtari vetëm në disa qytete si Gostivar, Kërçovë dhe në ndonjë qytet tjetër. Me LGSH sipas Kreshovës, aktivitetet dhe organizimet janë të ndara, kurse FGSH-ja është formuar në vitin 2000 , kurse për shkak të mungesës financiare aktivitetet kanë qenë të rduktuara në disa qytete. Megjithatë ajo shprehet se në shumicën e komunave me popullsi shqiptare dhe të përzier ka aktiviste të cilët mund të aktivizohen në bazë të projekteve.(U.H

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *