Home / Lajme / Maqedoni / Filloi realizimi ‘Blej shtëpi, blej banesë’,

Filloi realizimi ‘Blej shtëpi, blej banesë’,

23 dhjetor- Nga dita e hënë Ministria e Financave do të fillojë me publikimin në media, me të cilën do të informohen qytetarët për procedurën e aplikimit në projekt. Parashtrimi i aplikimieve të tetë bankat do të munden qytetarët ta kryejnë nga 25 janari. Kreditë e para nga ana e bankave afariste pritet të miratohen deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm

Projekti “blej shtëpi, blej banesë” fillon me realizim praktik. Pas nënshkrimit të sotëm të marrëveshjeve mes Ministrisë së Financave dhe tetë bankave që janë të kyçura në projektin mund të fillojë parashtrimi i dokumenteve nga ana e qytetarëve. Pritet në prill të miratohen kreditë e para.Marrëveshjet sot i nënshkruan zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski me drejtorët e bankave pjesëmarrësve në projektin – “NLB”, “Stopanska” – Shkup, “Ohridska”, “Shparkase”, “Prokredit, “Alfa”, “TTK” dhe “Stopanska” – Manastir.”Sot është ditë e madhe për mua si ministër që ka vënë nënshkrimin e tij në një projekt qenësor. Por akoma më mirë ndjehem si njeri, duke e ditur se me të drejtpërdrejt do të kontribuojmë për jetë më të mirë të mijëra qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, deklaroi ministri Stavreski pas nënshkrimit të marrëveshjes, në të cilën shikon si mundësi që për 2.000 deri 2.500 qytetarë, respektivisht familje ta ndjejnë ngrohësinë e shtëpisë së tyre.”Projekti dedikohet edhe për punëtorët e ndërtimit. Me të pritet të rritet interesi i investitorëve për ndërtim të objekteve të reja banimi”. Me rritjen e ofertës së banesave do të krijohen kushte për uljen e çmimit të banesave. Me nxitjen e ndërtimtarisë njëherit do të vihet edhe deri në rritje të punësimit në këtë sektor”, tha ministri.Përmes projektit mund të merret kredi për banesë të re ose ndërtim të shtëpisë. Ka dy variante. Me njërën “gjysmë-gjysmë këst” Qeveria në mënyrë të pakthyeshme do të sigurojë mjete për gjymën e këstit mujor nga kredia banesore në pesë vitet e para. Me modelin e dytë “gjysë pjesëmarrje” shtetio do të paguejë 50 për qind nga pjesëmarrja për kredinë. Tek modeli i parë norma e interesit në pesë vitet e para është 4,99 për qind për tre vitet e para dhe 5,5 për qind për dy vitet e ardhshme. Kushtet të cilat duhet të plotësohen nga qytetarët që dëshirojnë ta shfrytëzojnë modelin e parë ose të dytë janë të njëjtë, respektivisht kredia të mos jetë më e madhe se 50.000 euro me afat të pagesës prej 20 vjetëve ose shtëpia mos të jetë më e madhe se 900 euro për metër katror.Nga dita e hënë Ministria e Financave do të fillojë me publikimin në media, me të cilën do të informohen qytetarët për procedurën e aplikimit në projekt. Parashtrimi i aplikimieve të tetë bankat do të munden qytetarët ta kryejnë nga 25 janari. Kreditë e para nga ana e bankave afariste pritet të miratohen deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *