Home / Sport / Fitore e vuajtur e Shkëndijës

Fitore e vuajtur e Shkëndijës

Sileksi i Kratovës për pak sa nuk solli befasi të madhe në Tetovë, pasi pas pjesës së parë avansonte 1:0 përballë Shkëndijës. Mirëpo kampionët në fuqi u rrikthyen në pjesën e dytë dyke arritur që me golat e Eminit dhe Selmanit të fitojnë tre pikë të reja në renditje me të cilat mbajnë hapin me skuadrat e kreut. Të shtunën Renova fitoi në Turnovë, ku mundi Horizontin me rezultat 1:0.

Shkëndija e Tetovës të dielën më vështirë se sa pritej arriti të mundë Sileksin e Karatovës me rezultat 2:1, në një ndeshje e cila solli dy pjesë të ndryshme. Sileksi edhe një herë tjetër tregohet kundërshtar shumë i papërshtatshëm për ‘kuqezinjtë’ tetovar, duke treguar futboll të shkëlqyeshëm në pjesën e parë, kur mundeshin të avansojnë me më shumë gola dieferencë. Pas fillimit të ngadalshëm, me kalimin e kohës Shkëndija nuk mund të ‘njihej’ në teren, duke u karakterizuar kësaj rradhe me shumë gabime, lojë pa ide, mbrojtje të çkordinuar e cila mundësonte që kundërshtari të vijë disa herë në mundësi për të shënuar. Në kushte të këtilla publiku filloi me të drejtë të fishkëllente futbollistët vendas, të cilët assesi që të arrijnë të gjejnë veten, ndërsa në këtë periudhë ishte vërtetë e pabesueshme se si Sileksi nuk arrinte të shfrytëzojë aq shumë mundësi të pastërta para potës së Jovanovskit. Dukej se porta e Shkëndijës kishte magji, kur miqtë nuk arrinin të realizojnë në mundësi të 100%. Mirëpo fati nuk të ndjek përgjithmonë, kështu që në sekondat e fundit të kohës shtesë të pjesës së parë, skuadra e Sileksit arriti të realizojë me anë të Nacevit, për epërsi 1:0 të Sileksit. Futbollistët u përcollën me fishkëllima për në xhveshtore, ndërsa në pjesën e dytë në teren sikur doli një skuadër tjetër e Shkëndijës. Që në fillim të fraksionit të dytë u pa qartë se vendasit do të jenë të determinuar në sulm dhe tani loja do të zhvillohej para portës së portierit mysafir Bozhinovski. Freski të madhe në taborin e ‘kuqezinjëve’ solli inkuadrimi në lojë i Taipit, Selmanit dhe Rexhepit. Pas disa mundësive të humbura në minutën e 62-të vendasit arrijnë të barazojnë. Elmedin Rexhepi për prekulli pasi drejt Kurtishit i cili assistoi për Eminin që solli përfundim të qetë, duke çuar topin në rrjetën kundërshtare. Tani atmosfera u kthye në tribuna dhe Shkëndija ishte në sulme të vazhdueshme. Rastet para portës mysafire rradhiteshin si në shiritin filimik, mirëpo rezultati vazhdonte të jetë i barazpeshuar 1:1. Kështu mbeti deri në minutën e 81 kur Shkëndija më në fund arriti të kalojë në epërsi, pasi në vendin e duhur para portës kundërshtare u gjet Jasir Selmani, duke i dhënë ekipit avantazh dhe gëzim të madh në tribuna. Deri në fund të përballjes miqtë nuk kishin forcë për tu rrikthyer, ndërsa Shkëndija në këtë periudhë lëshoi disa mundësi të mira për të shënuar fitore më bindëse, kështu që rezultati përfundimtar mbeti 2:1. ‘Ndeshje shumë e vështirë nga e cila e vetmja gjë e mirë është se pikët mbetën në Tetovë. Nuk e dij se çka ndodhi në pjesën e parë, kur nuk kishim lojë, s’kishim ide dhe asgjë nuk na ecte si duhet. Unë se kam të qartë se çka po ndodhte në ato momente, mirëpo për fat të mirë në vazhdim u përmirësuam. Shënuam dy gola, kishim edhe disa mundësi tjera, kështu që duhet të jemi të kënaqur me tre pikët’, tha pas ndeshjes me Sileksin sulmuesi kumanovar i Shkëndijës Mensur Kurtishi. Shkëndija me këtë fitore arrin në kuotën e 36-të pikëve duke mbajtur hapin me skuadrat e kreut. Tani ‘kuqezinjtë’ janë tre pikë pas vendit të dytë Metalurgut dhe 8-të pikë pas liderit të renditjes Vardarit. Në ndeshjen tjetër të së dielës, Vardari me tre gola në pjesën e dytë arriti të mundë 3:0 Bregallnicën. Ndërkohë të shtunën Renova ka marë një fitore të rëndësishme në transfertën me Horizontin, duke fituar me rezultat 1:0. Metalurgu shkatëroi 6:0 Ohrid 2004, Teteksi luajti 1:1 me Rabotniçkin, ndërsa me barazim 2:2 janë ndarë 11 Oktomvri dhe Napredoku.

Rezultatet:
Horizonti-Renova 0:1,
11 Oktomvri-Napredoku 2:2,
Teteksi-Rabotnicki 1:1,
Metalurgu-Ohrid 2004 6:0,
Vardari-Bregallnica 3:0,
Shkëndija-Sileksi 2:1.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *