Home / Lajme / Maqedoni / Greqia e ka shkelur Marrëveshjen kohore, vendosi Gjykata në Hagë

Greqia e ka shkelur Marrëveshjen kohore, vendosi Gjykata në Hagë

5 dhjetor-Kryetari i Gjykatës Hisashi Ovada kumtoi se Gjykata me 15 vota për dhe një kundër vendosi se Greqia e ka shkelur nenin 11 nga Marrëveshja e përkohshme me bllokimin e pranimit të Maqedonisë në NATO në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008.

Greqia e ka shkelur nenin 11 nga Marrëveshja e përkohshme me bllokimin e pranimit të Maqedonisë në NATO në Samitin në Bukuresht në vitin 2008, vendosi sot Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në Hagë.

“Gjykata konstatoi se përpjekja e palës së paditur (Greqisë) për ta penguar pranimin e aplikueses në NATO(Maqedonisë) paraqet shkelje të nenit 11 nga MP”, tha kryetari i Gjykatës, Hisashi Ovada, duke nënvizuar se Këshilli gjyqësoe i Gjykatës ndërkombëtare këtë vendim e solli me 15 vota për dhe një kundër.

Gjykata me 14 vota “për” dhe dy “kundër” ka konstatuar se ka kompetenca për të vepruar lidhur me aplikacionin e Maqedonisë për shkelje të Marrëveshjes së përkohshme nga ana e Greqisë me ankesë ndaj anëtarësimit në NATO në Samitin në Bukuresht në vitin 2008. Gjykata nuk e pranoi as ankesën e Greqisë se me pranimine rastit do të përzihet në negociatat për emrin, që po zhvillohen nën patronatin e KB-së.

Gjykata e refuzoi kërkesën e Maqedonisë që t’i urdhërojë palës së paditur të ndërmarrë masa me të cilat Athina do të urdhërohet t’i respektojë obligimet e veta të parapara me Marrëveshjen e përkohshme dhe të mos e bllokojë anëtarësimine Maqedonisë në organizata ndërkombëtare. Rreth kësqaj kërkese, 15 gjykatësit u deklaruan kundër, ndërsa një ishte për. Në arsyetimin rreth këtij vendimi ceket se Gjykata aspak nuk është mbledhur rreth kësaj kërkese sepse konsideron që kjo nuk është e domosdoshme spese, “është rregullë e përgjithshme se nuk ka arsye të supozohet se shteti, akti apo sjellja e të cilit është vlerësuar si e gabueshme nga ana e Gjykatës, do ta përsërisë sjelljen e tillë në të ardhmen”.

Nga ana e Gjykatës është konstatuar edhe se Maqedonia nuk e ka shkelur alinenë 2 të nenit 11 të MP-së me atë që ka aplikuar për anëtarësim në NATO nën referencën e përkohshme dhe se edhe përkundër mossuksesit të palëve prë të arritur sukses në zgjidhjen e kontestit për emrin, pala e Maqedonisë në tërësi, në pajtim me dëshmitë nga muajt para Samitit të NATO-s ka treguar transparencë për zgjidhjen e kontestit.

“Gjykata konstatoi se pala e paditur nuk ka pasur sukses të dëshmojë mungesë të vullnetit të mirë nga ana e aplikuesit për gjetjen e zgjidhjes”, tha Ovada.

Sipas Gjykatësit kryesues, pala e paditur nuk arriti të dëshmojë as sjelljen armiqësore nga ana e aplikuesit, neni 7 nga MP. Maqedonia, shtoi, ka shkelur vetëm një rregullë me zbatimin e simboleve në vitin 2004, që praktikisht e ka ndërprerë menjëherë pas reagimit të palës greke.

“Gjykata konstatoi se pala e paditur nuk arriti të dëshmojë shkelje të nenit 7 alinea 2 dhe me atë ta arsyetojë pengimin e pranimit të Maqedonisë në Aleancë”, arsyetoi mes tjerash Ovada.

Në paraqitjen e aktvendimit që filloi në orën 10 në Pallatin e paqes, morën pjesë ish-ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski, i cili e përfaqëson Republikën e Maqedonisë në proces, shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki në cilësinë e bashkëpërfaqësuesit, dhe ambasadori i Maqedonisë në Mbretërinë e Holandës, Nikolla Dimitrov. Në ekipin që e përfaqësoi Maqedoninë para GJND-së janë edhe katër profesorë të së drejtës nga Londra, Uashingtoni, Brukseli dhe Sorbona, si dhe dy kolegë të tyre nga FAkulteti i Drejtësisë pranë UCM-së.

Gjykatën, e cila vendosë rreth ankesës së Maqedonisë, e përbëjnë 15 gjykatës nga e tërë bota dhe në të nuk ka gjykatës nga Maqedonia dhe nga Greqia. Të dyja palët në kontest kanë emëruar nga një ad-hok gjykatës. Palën e Maqedonisë e përfaqëson gjykatësi nga Kroacia, Budisllav Vukas, ndërsa gjykatësi ad-hok grek është profesori i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin në Athinë, Emanuil Rukunas.

Aplikacionin para Gjykatës ndërkombërtare të drejtësisë kundër Greqisë, Maqedonia e parashtroi në nëntor të vitit 2008, disa muaj pas samitit të NATO-s në Bukuresht. Pasuan dy parashtrime të mëdha me shkrim, përkatësisht memorandume, ndaj të cilave pala greke paraqiti memorandum – përgjigje. Gjykata u tërhoq për të vendosur rreth padissë pas debatit gojor që u mbajt në muajin mars të këtij viti.

Aktvendimet e Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë janë përfundimtare dhe obligative për vendet-anëtare të KB-së, përkatësisht për palët në kontest dhe në përqindje të madhe ato respektohen.Athina do ta shqyrtojë vendimin e Gjykatës ndërkombëtare për drejtësi i cili sot vendosi se Greqia e ka shkelur Marrëveshjen e përkohshme me bllokimin e pranimit të Maqedonisë në NATO.

“Me respekt të plotë ndaj Gjykatës ndërkombëtare si organ i themeluar gjyqësor të Kombeve të Bashkuara, Greqia do ta shqyrtojë vendimin”, thuhet në kumtesën e Ministrisë greke të Punëve të Jashtme.

“Është e rëndësishme se Gjykata i fton të dyja palët që të vazhdojnë për të negociuar për gjetjen e zgjidhjes së emrit”, theksohet në tekst.Vendimin të cilin sot e solli Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për rastin e Maqedonisë kundër Greqisë patjetër duhet të inicojë përpjekje të sërishme për gjetjen e zgjidhjes, deklaroi sot raportuesi për Maqedoninë në Europarlament Riçard Hovit.

Kryetari i Gjykatës Hisashi Ovada kumtoi se Gjykata me 15 vota për dhe një kundër vendosi se Greqia e ka shkelur nenin 11 nga Marrëveshja e përkohshme me bllokimin e pranimit të Maqedonisë në NATO në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008.

“Ky aktgjykim paraqet obligim për të dyja palët të negociojnë për shkak të vendimi të pranuar bashkërisht”, vlerësoi Hovit, duke shtuar se vendimin vetvetiu nuk sjell zgjidhje, por mund palët t’i sjell më afër zgjidhjes.

“U bëjmë thirrje të dyja palëve, këtë çështje ta nxjerrin jashtë gjykatës, kur për atë do të gjykojë mendimi publik në dy shtetet. Ajo që është e domosdoshme është përgjigja e përmbajtur e aktgjykimit të dyja palëve, e cila më pas do të formojë mendimin publik të cilin do ta përshëndes zgjidhjen e pranueshme për të gjithë” tha Hovit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *