Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Greqia s`ka interes për zgjidhjen e emrit

Gruevski: Greqia s`ka interes për zgjidhjen e emrit

14 dhjetor-
“Ftesa drejtuar Samarasit nga ana ime për takim ishte një dëshirë për të vazhduar dialogun, për të vendosur kontakte të reja në drejtim të gjetjes së zgjidhjes për problemin me të cilin po ballafaqohen dyja vendet më shumë se 20 vite. Më vjen keq që Samaras refuzoi një mundësi të tillë. Kjo tregon për interesin e palës tjetër që ka në drejtim të zgjidhjes së këtij problemi”, deklaroi Gruevski sot gjatë qëndrimit në Fshatin e Fëmijëve SOS në Shkup.

Kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se Greqia nuk po shfaq interes për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Ai këtë e deklaroi pasi që disa ditë më parë lideri i partisë Demokracia e Re, Andonis Samaras kishte refuzuar një takim me Gruevskin në kuadër të takimeve vjetore të Partive Popullore Evropiane në Bruksel.

“Ftesa drejtuar Samarasit nga ana ime për takim ishte një dëshirë për të vazhduar dialogun, për të vendosur kontakte të reja në drejtim të gjetjes së zgjidhjes për problemin me të cilin po ballafaqohen dyja vendet më shumë se 20 vite. Më vjen keq që Samaras refuzoi një mundësi të tillë. Kjo tregon për interesin e palës tjetër që ka në drejtim të zgjidhjes së këtij problemi”, deklaroi Gruevski sot gjatë qëndrimit në Fshatin e Fëmijëve SOS në Shkup.

Ai i bëri thirrje kryeministrit të ri grek Lukas Papadhimos dhe Samarasit që të gjejnë mënyra dhe kohë për të tejkaluar këtë çështje që po ngarkon Maqedoninë, por që nuk është punë e mirë edhe për Greqinë.

Gruevski shtoi se duhet të ketë zgjidhje dhe të mos anashkalohen takimet, apo siç tha arroganca e treguar me refuzimin e takimeve nuk ndikon mirë në marrëdhëniet dypalëshe.

Kryeministri maqedonas shtoi se tashmë më shumë se gjashtë muaj nuk ka komunikime serioze midis dyja vendeve, por duke shtuar se kjo ndodhë për shkak të defokusimit të palës greke. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *