Home / Sport / Hasani lëndohet në stërvitjen e Wolfsburgut

Hasani lëndohet në stërvitjen e Wolfsburgut

Ferhan Hasani ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me skuadrën e tij të re, Wolfsburgun me të cilët pritet të firmosë kontratë 3 vjeçare. Hasani megjithatë nuk ka arritur të mbyll deri në fund seancën stërvitore, pasi është dëmtuar pas një dueli me mbrojtësin Marco Russ.

Ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani të hënën ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me skuadrën e Wolfsburgut, ekipin e elitës së futbollit gjerman me të cilët reprezentuesi i Maqedonisë së shpejti edhe zyrtarish do të firmosë kontratë tre vjeçare. Edhe pse marëveshja është arritur, por ende nuk është firmosur, Hasani nuk hezitoi që të dalë në seancën stërvitore të trajnerit Felix Magath, i cili për herë të parë pati mundësi që ‘live’ të shohë kualitetet e futbollistit tetovar. ‘Ëndra ime është realizuar edhe atë shumë herët në karrierë. Secili dëshiron të luajë në Gjermani, dhe tani mua më jepet kjo mundësi.E di se më pret detyrë shumë e vështirë dhe jam i vetëdijshëm se do të duhet të punoj shumë. Standardet e futbollit gjerman janë shumë më të larta se ato të Maqedonisë, do duhet të stërvitem sa më shumë që do të mundem për ti treguar kualitetet e mia dhe për të siguruar vend në ekip. Megjithatë jam i përgatitur për këtë sfidë që kam para vetes’, është shprehur ‘Buba’ për mediat gjermane pas seancës së parë stërvitore me ekipin gjerman.
Ish-numri ’10’-të i Shkëndijës me këtë rast ka zbuluar se më së shumti i konvenon të luajë në krahun e majtë të sulmit, ku mendon se shpejtësia dhe teknika e tij më lehtë mund të vijnë në pah. Hasani pikërisht në këtë pozitë shkëlqeu te Shkëndija ku për disa vite me rradhë u paraqit me sukses, ndërsa vitin e kaluar ishte ndër më të merituarit për titullin e kampionit të Shkëndijës.

Hasani dëmtohet në stërvitje

Ferhan Hasani dje është stërvitur me ekipin e Wolfsburgut, por është detyruar të lëshojë trajnimin shumë herët, pas një përplasje me mbrojtësin Marco Russ.

21-vjeçari Ferhan Hasani ishte i pranishëm gjatë sesionit të trajnimit të Wolfsburgut dje në mëngjes, por shpejt u detyrua ta lë trajnimin pas një përplasje me mbrojtësin Marco Russ. Seanca stërvitore u drejtua nga ndihmës trajneri i Wolfsburgut, Bernd Hollerbach. Sipas gazetave gjermane, kontrata mes Hasanit dhe Wolfsburgut ende nuk është nënshkruar, por që duhet të zyrtarizohet së shpejti. Menaxherët e Hasanit u takuan me menaxherin Wolfsburgut Felix Magath në Volkswagen Arena dhe sipas informatave transferimi duhet të finalizohet së shpejti, duke i mundësuar që ‘Buba’ të vazhdojë karrierën e tij në Gjermani. Edhe pse fillimisht flitej për një kontratë tre vjeçare, duket se marreveshja do të jetë në kohëzgjatje për 3 vjet e gjysmë, që nënkupton se Hasani te Wolfsburgu do të qëndrojë deri në verën e vitit 2015.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *