Home / Sport / HASANI TRE VITE NË WOLFSBURG!

HASANI TRE VITE NË WOLFSBURG!

Ferhan Hasani përfundimisht largohet nga Shkëndija e Tetovës dhe karrierën e vazhdon te skuadra gjermane e Wolfsburgut. Futbollisti tetovar ka arritur marrëveshje 3 vjecare, ndërsa nuk publikohen detale të reja rreth shumës së transferimit.

Kampionja në fuqi e Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës përfundimisht ka mbetur pa njërin prej futbollistëve të saj më të mirë, pasi Ferhan Hasani ka arritur marrëveshje për transferim në Bundesligën gjermane, te skuadra e Wolfsburgut. Tani më ish-futbollisti i Shkëndijës një kohë të gjatë është cak i shumë skuadrave evropiane, ndërsa ish-kampionët e gjermanisë në fund fituan luftën për të siguruar shërbimet e tij. Reprezentuesi i Maqedonisë, Hasani me drejtuesit e Wolfsburgut ishte në kontakte të vazhdueshme kohëve të fundit, ndërsa nga e shtuna e kaluar qëndroi në kampin e ekipit gjerman, ku zhvilloi bisedimit përfundimtare rreth kalimit të tij në Bundesligë. „Po mund të konfirmoj se përfundimisht kam arritur marrëveshje tre vjecare me drejtuesit e Wolfsburgut dhe kjo do të jetë skuadra ime e rradhës. Jam i lumtur që gjithë kjo telenovelë përfundon me sukses dhe unë do të kem rastin të jem pjesë e një kampionati të fortë si që është Bundesliga”, u shpreh nga Gjermania në bisedë ekskluzive për televizionin Alsat-M , Ferhan Hasani, i cili shtoi se është i kënaqur me kushtet që i kanë ofruar nga skuadra gjermane. „Për mua parësore është që më jepet mundësia të luaj në një skuadër me renome si që është Wolfsburgu. Normal që edhe nga ana finansiare jam i kënaqur dhe shpresoj që gjërat të ecin mirë këtu”. Hasani këto ditë pritet të kthehet në Maqedoni, ndërsa skuadrës së re do t’i bashkohet më 2 janar. Më 4 janar, skuadra gjermane udhëton për në Dubai, ku do të zhvillojë përgatitjet për sezonin pranveror. “Pres të rrikthehem në vendlindje këto ditë, para se t’i bashkohem Wolfsburgut menjëherë pas vitit të ri. Shpresoj që të përgatitem mirë dhe të më jepet rasti të luaj, ndërsa besoj se mund t’i përgjigjem pozitivisht kësaj sfide të madhe që kam para vetes’, tha Hasani, i cili në fund nuk haroi që të flasë edhe për skuadrën e tij amë, Shkëndijën. “Është skuadra ime e zemrës, ku kam kaluar një periudhë të shkëlqyeshme të karierës sime. Fituam titullin, duke i sjellë ekipit suksesin më të madh në histori. Falemenderoj me këtë rast të gjithë drejtuesit e klubit, publikun fantastik që gjithmonë na ka përkrhaur dhe të gjithë bashkëlojtartë e mij me të cilët kemi kaluar periudhë të shkëlqyeshme. Uroj që Shkëndija të vazhdojë të ecë vetëm përpara dhe të arrijë suksese edhe më të mëdha se deri tani. Unë tani hap një faqe të re në karrierën time, mirëpo Shkëndijën gjithmonë do ta kem në zemër dhe ndoshta një ditë do të kthehem aty. Megjthse është herët për të folur për fundin e karrierës, megjithatë ëndra ime është që karrierën ta mbyll në klubin ku kam bërë hapat e parë të futbollit’, përfundoi Ferhan Hasani, i cili është favorit për tu zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2011, nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Faton Zylbehari, Alsat-M

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *