Home / Lajme / Maqedoni / Hovit: Mosndarja e datës për fillim të negociatave kërcënim në kredibilitetin e BE-

Hovit: Mosndarja e datës për fillim të negociatave kërcënim në kredibilitetin e BE-

9 dhjetor-Ai shtoi se Parlamenti Evropian qëndron fuqishëm në qëndrimin e tij që Maqedonia të fillojë me negociatat për hyrje në Union, pa anulim të mëtutjeshëm. Riçard Hovit është paralajmëruar për diskutues të parë të Komitetit për punë të jashtme të PE-së, i caktuar për më 20 dhjetor kur do të bisedohet për përparimin e shteteve kandidate për anëtare në BE.

Vendimi i liderëve evropian sërish të mos u ndajnë datë për fillim të negociatave shteteve të cilët kohë të gjatë e kanë rekomandimin si nga Komisioni Evropian, ashtu edhe nga Parlamenti, kërcënohet që ta prish kredibilitetin e Evropës rreth çështjes për zgjerim të unionit, konsideron eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë në PE, Riçard Hovit, lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Brukseli.

“Kjo sigurisht nuk është e papritur, por është vendim thellë i padëshiruar. BE-ja nuk mund të vazhdojë vit, pas viti ta anulojë mundësinë për hapjen e negociatave inkuadruese, pa humbur në kredibilitetin e saj, duke menduar në anulimin e datës për Maqedoninë, e cila tani më tre vite me radhë i merr rekomandimet e KE-së dhe i ka realizuar negociatat e Kopenhagës”, tha Hovit.

Ai shtoi se Parlamenti Evropian qëndron fuqishëm në qëndrimin e tij që Maqedonia të fillojë me negociatat për hyrje në Union, pa anulim të mëtutjeshëm. Riçard Hovit është paralajmëruar për diskutues të parë të Komitetit për punë të jashtme të PE-së, i caktuar për më 20 dhjetor kur do të bisedohet për përparimin e shteteve kandidate për anëtare në BE.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *