Home / Lajme / Maqedoni / Humb jetën një fosnjë tremuajsh nga Gostivari

Humb jetën një fosnjë tremuajsh nga Gostivari

6 dhjetor-“Gjatë këtij aksidenti, lëndime të rënda ka marrë bashkëshortja e saj S.T 27 vjeçare, dhe fëmijë I tyre tremuajsh, I cili është transferuar në spitalin klinik të Tetovës me një veturë tjetër, edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve ka ndruar jetë

Një foshnjë tremuajshe ka humbur jetën gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth 12 e 15 minuta, në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të kthesës për në fshatin Grupçin, kur vetura e tipit “Nissan”, me targa të Gostivarit, që e ka drejtuar 32 vjeçari B.T ka dalur nga rruga.

“Gjatë këtij aksidenti, lëndime të rënda ka marrë bashkëshortja e saj S.T 27 vjeçare, dhe fëmijë I tyre tremuajsh, I cili është transferuar në spitalin klinik të Tetovës me një veturë tjetër, edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve ka ndruar jetë. Vozitësi I veturës ka përfunduar me lëndime të lehta”, njoftoi policia e Tetovës.

Policia, gjykatësi hetues dhe prokurori public kanë bërë hetime në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar arsyet si ka ardhur deri ky aksident.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *