Home / Sport / Huseini të ejnten heq gjipsin

Huseini të ejnten heq gjipsin

‘Ndjehem shumë më mirë dhe rehabilitimi është duke shkuar më së miri. Të ejnten do të heq gjipsin nga këmba dhe pas një jave pritet të heq dy vidat më të mëdhaja nga gjithsej katër që kam në këmbë dhe të cilat mbajnë pllakën e metalit që më është vendosur te vendi i thyer. Me heqjen e vidave duhet të fillojë ngadalë të ec pa kurfarë ndihme’, tha mes tjerash futbollisti i lënduar i Shkëndijës, Muhamed Huseini.

Mesfushori i Shkëndijës Muhamed Huseini stinorin vjeshtor e mbylli pak më herët se tjerët, si pasojë e dëmtimit të rëndë në sfidën e 23 nëntorit me Napredokun në Kërçovë. 23 vjeçari Huseini pas një starti të ashpër pësoi dislokacion të nyjës së këmbës, ndërsa me këtë rast pësoi edhe një thyerje të ashtit të këmbës dhe zgjatje të ligametit. Ky dëmtim e detyroi futbollistin që t’i nënshtrohet ndërhyrjes kriurgjikale. Faza e parë e rahabilitimit ka rrjedhur më së miri dhe Huseini këto ditë pritet që të heq këmbën nga gjipsi. ‘Ndjehem shumë më mirë dhe rehabilitimi është duke shkuar më së miri. Të ejnten do të heq gjipsin nga këmba dhe pas një jave pritet të heq dy vidat më të mëdhaja nga gjithsej katër që kam në këmbë dhe të cilat mbajnë pllakën e metalit që më është vendosur te vendi i thyer. Me heqjen e vidave duhet të fillojë ngadalë të ec pa kurfarë ndihme’, sqaron Huseini gjendjen e tij momentale dhe atë që pritet të bëjë në këtë periudhë. ‘Më pas më pret faza e dytë e rehabilitimit, kur do të qëndroj për 21 ditë në banjat e Dibrës. Kjo është e domosdoshme për forcimin e ashtit të thyer dhe besoj se gjërat do të rrjedhin mirë’. Huseini thotë se beson që kjo periudhë të kalojë sipas parashikimit të mjekëve dhe nëse ndodh kështu, atëherë pritet që tre muaj nga momenti i dëmtimit ai të fillojë të vrapojë. ‘Kysmet pas tre muajve. Nëse gjërat shkojnë si duhet, pres që të fillojë të vrapojë pas 70-të ditëve, ndërsa besoj të jem i gatshëm për lojë në fund të prillit. Nëse gjërat shkojnë si duhet ndoshta mund të kthehem edhe më herët, por unë në asnjë moment nuk do të ngutem. Përkundrazi në konsultim të ngushtë me ekipin mjekësor do të pres momentin e duhur për t’u rrikthyer në teren’, shtoi Huseini, i cili njihet si tip shumë dinamik dhe tani pak a shumë e ka si të vështirë të qëndrojë në shtëpi thuajse i lidhur për krevatin. ‘E kjo më mundon më shumë, por s’kam çka të bëj. Jam i detyruar pasi shëndeti është më i rëndësishëm se çdo gjë. Ndoshta edhe paskam patur nevojë për një pushim të këtillë, pasi gjithë asaj që bëmë në dy vitet e fundit. Tani këtu rri para televizionit normal duke ndjekur më shumë futboll, mirëpo kur në transmetim nuk ka futboll atëherë rregullisht shikoj filma të ndryshëm. Më pëlqejnë filmat me aksion dhe tani kam aq shumë kohë për t’i ndjekur sa që në momente frymëzohem shumë nga ata (haha…). Mirë është që në të shumtën e rasteve s’kam askënd pranë vetes, sepse në të kundërtën….’, tha në shaka ‘Meti’, duke treguar se si e kalon kohën në këto ditë pushimi të rreptë që i kanë caktuar mjekët. Për fund numri ‘22’ i Shkëndijës komentoi edhe për ecurinë e Shkëndijës dhe pritjet për në pranverë. ‘Të jemi të realtë, duhet të jemi të kënaqur me vendin e tretë. Kjo nuk është punë aspak e vogël. Normal tani në janar priten përforcime dhe mendoj se në pranverë do te jemi përsëri një skuadër e fortë. Mendoj se ne do të atakojmë pozitën e parë, mirëpo nuk duhet të jemi të pakënaqur me një pozitë që do të na siguronte dalje në Evropë. Normal po e përsëris se nuk do të dorëzohemi në luftën për vendin e parë dhe nuk do lejojmë aq lehtë që Vardari të fitojë titullin’, porositi Muhamed Huseini, i cili shfrytëzoi rastin që të gjithë tifozëve t’u dëshirojë një vit të ri që do tu sjell para se gjithash shëndet dhe suksese në jetë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *