Home / Lajme / Maqedoni / I mituri qëllohet për vdekje nga rroja duke vjedhur

I mituri qëllohet për vdekje nga rroja duke vjedhur

15 dhjetor-Bëhet fjalë për 14 vjecarin Ali Beqiri, I cili u godit nga një plumb që gjuajti roja e fabrikës me iniciale S.D.
I mituri është goditur në krah dhe krahërorë, me cka plumbi I kalibrit7.65 ka përfunduar në mushkëri dhe e ka lënë të vdekur 14 vjecarin.

Gjat tentimit për vjedhje në fabrikën Alumina në Tetovë sot rreth orës 14 ka mbetur I vrarë një I mitur I komunitetit romë. Bëhet fjalë për 14 vjecarin Ali Beqiri, I cili u godit nga një plumb që gjuajti roja e fabrikës me iniciale S.D.
I mituri është goditur në krah dhe krahërorë, me cka plumbi I kalibrit7.65 ka përfunduar në mushkëri dhe e ka lënë të vdekur 14 vjecarin.
Rasti është lajmëruar në polici me cka janë siguruar arma nga e cila është gjuajtur dhe roja I fabrikës, I cili pa asnjë rezistencë I është dorëzuar policisë.
Trupi I pajetë I të ndjerit është dërguar në spitalin e Tetovës ku mjektët vetëm se kanë konstatuar vdekjen.
“Në ora 13 e 35, në departamentin tonë u soll trupi I pajetë I një 14 vjecari. Në momentin e pranimit ekipi jonë konstatoi vdekjen e të ndjerit të shkaktuar nga armë zjarri, dhe trupi I pajetë u përcoll në departamentin e mjeksisë ligjore”, deklaroi Ylber Besimi kirurg në Spitalin Klinik të Tetovës. Fqinjët e tanimë të ndjerit të revoltuar edhe pse nuk deshën të dalin para kamerave u shprehën se fëmiu ka mledhur hekur për të mbijetuar sepse nuk ka prind dhe ska si jeton, po sidoqë të jetë ska të drejtë askush tja marr jetën një fmiu shprehen komshit e të ndjerit.Sektori I Punëve të Brendëshme I Tetovës është duke kryer hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Përndryshe gjatë këtij viti si pasjoë e përdorimit të armës së zjarrit kanë humbur jetën dy të mitur

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *