Home / Sport / Ibrahimovic: Vetëm qielli është kufiri i Milanit këtë sezon

Ibrahimovic: Vetëm qielli është kufiri i Milanit këtë sezon

Duhet të qëndrojmë të përqendruar, sepse nëse vazhdojmë kështu mund të arrijmë shumëçka. Nëse nuk do të rrëshqasim diku përgjatë rrugës, atëherë vetëm qielli do të jetë kufiri ynë”, ka thënë Ibrahimovic.

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është i bindur se ai dhe bashkëlojtarët e tij mund të arrijnë shumë në këtë edicion.
Kuqezinjtë janë ngjitur së paku përkohësisht në krye të renditjes në Serie A, pas fitores të së martës mbrëma kundër Kalarit, 2:0, në ndeshjen e cila sipas kalendarit i takon javës së parë, por e cila u shty për dhjetor për shkak të grevës së futbollistëve në muajin gusht.
“Gëzuar Krishtlindjet të gjithë tifozëve të Milanit. Pamë se çfar ndodhi në ndeshjen ndërmjet Udinezes dhe Juventusit të cilët u ndanë me barazim, por me rëndësi është që ne e kemi bërë detyrën tonë. Tani është pushimi për festat e fundvitit, kurse kur të kthehemi do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë. Duhet të qëndrojmë të përqendruar, sepse nëse vazhdojmë kështu mund të arrijmë shumëçka. Nëse nuk do të rrëshqasim diku përgjatë rrugës, atëherë vetëm qielli do të jetë kufiri ynë”, ka thënë Ibrahimovic. Ndeshjet e fundit për këtë vit në Serie A zhvillohen sot, kurse kampionati do të vazhdojë më 8 janar, kur Milani do të luajë si mysafir në Bergamo kundër Atalantës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *