Home / Sport / Ironia e Guardiolës: Mourinho ka të drejtë, Champions është nr.1

Ironia e Guardiolës: Mourinho ka të drejtë, Champions është nr.1

“Mourinho sigurisht është përpjekur të na urojë dhe unë e falënderoj për këtë. Mendoj se po i kushtohet rëndësi e tepruar deklaratave të tij, kur është e qartë se ai mund të thotë çfarë të dojë. Për një gjë ai ka pasur të drejtë – Liga e Kampionëve është më e rëndësishme se sa Kupa e Botës për klube”, ka nënvizuar Guardiola.

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka bërë të ditur se ripërtëritja e kontratës me kampionin në fuqi të Evropës nuk varet nga ajo se sa trofe do t’i fitojë skuadra deri në fund të këtij edicioni.
Kontrata e tanishme e Guardiolës skadon në verën e ardhshme, kurse Barcelona në këtë edicion ka fituar tashmë tre trofe: Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube.
“Njerëzit duhet të jenë të qetë. E di çfarë bëj. E di kur dhe si duhet ta bëjë. Mund të them vetëm se kontrata e re nuk varet prej numrit të trofeve të fituara. Kur do të vendosë, këtë i pari do ta dijë presidenti i klubit, Sandro Rosel”, ka theksuar Guardiola për mediat spanjolle. Tutje Guardiola ka thënë se nuk i pengojnë komentet e trajnerit të Realit, Zhoze Murinjo, sipas të cilit Kupa e Botës për klube është një garë e parëndësishme, në të cilën zhvillohen disa ndeshje të vogla.
“Mourinho sigurisht është përpjekur të na urojë dhe unë e falënderoj për këtë. Mendoj se po i kushtohet rëndësi e tepruar deklaratave të tij, kur është e qartë se ai mund të thotë çfarë të dojë. Për një gjë ai ka pasur të drejtë – Liga e Kampionëve është më e rëndësishme se sa Kupa e Botës për klube”, ka nënvizuar Guardiola, skuadra e të cilit është kampione në fuqi në Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *