Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: Vendimi i Gjykatës në Hagë dëshmia më autoritare për politikën tonë

Ivanov: Vendimi i Gjykatës në Hagë dëshmia më autoritare për politikën tonë

15 dhjetor-“Të jem i qartë dhe preciz, këtë proces nuk e dëshiruam. Të mos ishte vetoja në Bukuresht, gjithçka do të ishte më ndryshe. Por, ishim të detyruar u ballafaquam me padrejtësi, me mosrealizimin e obligimit kontraktues nga ana e Greqisë që krijonte pasoja reale për Republikën e Maqedonisë. Për këtë arsye, padia ishte hap i pashmangshëm”, theksoi presidenti.

Republika e Maqedonisë në Hagë korri një fitore të madhe diplomatike dhe juridike. Fitore e cila do të thotë konfirmim i kredibilitetit të politikës tonë të jashtme. Kështu e filloi fjalimin tradicional vjetor presidenti Gjorge Ivanov sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë para përfaqësuesve të pushtetit, ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, të bashkësive fetare dhe korit diplomatik.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e dha përgjigjen, e cila siç tha Ivanov, është dëshmia më autoritare për politikën tonë.

“Të jem i qartë dhe preciz, këtë proces nuk e dëshiruam. Të mos ishte vetoja në Bukuresht, gjithçka do të ishte më ndryshe. Por, ishim të detyruar u ballafaquam me padrejtësi, me mosrealizimin e obligimit kontraktues nga ana e Greqisë që krijonte pasoja reale për Republikën e Maqedonisë. Për këtë arsye, padia ishte hap i pashmangshëm”, theksoi presidenti.

Aktvendimi, siç shtoi, është argumenti juridik më i fuqishëm i mundshëm i cili aspak ekziston në zhvillimin e sotëm të rregullimit juridiko-ndërkombëtar. “Prej atje, obligim dhe përgjegjësi e bashkësisë ndërkombëtare është që tani të ndërmerr gjithçka që është e nevojshme që të lëviz gjendja status kuo lidhur me integrimet e Republikës së Maqedonisë”, theksoi Ivanov.

Presidenti deklaroi se nevojitet vullnet dhe sjellje e përgjegjshme dhe se respektimi i aktvendimit, Marrëveshjes kohore, të drejtës ndërkombëtare është kornizë e cila do të kontribuojë për ambient edhe më të volitshëm në marrëdhëniet midis dy fqinjëve.

“Kemi mundësi ideale për hapërim historik. Aktvendimi nga Haga konfirmoi se Republika e Maqedonisë mund ta përdor emrin e saj kushtetues në kuadër të organizatave ndërkombëtare në të cilat është anëtare edhe Greqia…Duhet vetëm ta respektojmë Marrëveshjen kohore dhe ta respektojmë kornizën e vendosur nga rezolutat e KB-së, asgjë më shumë. Ne jemi të gatshëm për këtë”, theksoi Ivanov.

Në fjalimin, i cili përputhet me gjysmën e mandatit të tij të dytë, presidenti i Maqedonisë u përqëndrua edhe në integrimin në Bashkimin Evropian.

“Tashmë tre vite po marrim rekomandim për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian që paraqet konfirmim i madh i proceseve reformuese. Raporti i Komisionit Evropian është udhërëfyes se ku ta përqëndrojmë vëmendjen e reformave. Ndërsa mosfillimi i negociatave definitivisht nuk është faji ynë”, tha Ivanov.

Besoj, theksoi presidenti, se në Këshillin Evropian të ardhshëm, në samitin e ardhshëm të NATO-s, në qoftë se tregohet lidership, inkurajim dhe vizionaritet, gjendja status kuo në integrime mund të zhvendoset. “Të gjithë do të jenë fitues, ndërsa më të mëdhenj, gjithsesi, do të jemi ne dhe fqinji ynë. Ne me movitim plotësues do të vazhdojmë ta reformojmë shoqërinë tonë. Qëllimi ynë është të jemi fqinjë miqësor dhe evropian me Greqinë. Ky është qëllim fisnik edhe për ne, dhe për Greqinë, edhe për Bashkimin Evropian”, theksoi ai.

Sipas Ivanovit, për Maqedoninë pason mundësi historike për një fillim të ri. “Dëshiroj të besoj se kjo mundësi, së bashku me fqinjin tonë dhe me partnerët në BE dhe NATO, do ta shfrytëzojmë. Vitin e ardhshëm, nga kjo foltore, në këtë kohë të njejtë dëshiroj të konfirmojë se kanë qenë të arsyeshme pritjet e mia”, shtoi Ivanov.

Shefi i shtetit të Maqedonisë theksoi se vitin e ardhshëm ka qenë tërësisht i përkushtuar në qëllimet më të larta strategjike të vendit tonë, anëtarësimi në NATO dhe BE dhe zhvendosja e gjendjes status kuo, zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale me të gjitha vendet në botë, përforcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të mira fqinjësore me vendet nga fqinjësia e drejtpërdrejt dhe rajoni më i gjërë dhe proaktivizmi dhe iniciativiteti në bashkëpunimin rajonal.

“Në këtë plan nuk jam kursyer dhe nuk do të kursehem as në të ardhmen. Do të vazhdoj ta njoftoj botën me të vërtetën dhe argumentet për Maqedoninë, Do të vazhdojë t’i ruaj dhe përforcoj miqësitë dhe partneritetet veçmë ekzistuese dhe do të krijojë të reja”, shtoi ai.

Në planin e jashtëm këtë vit presidenti Ivanov ka pasur 38 pjesëmarrje dhe aktivitete ndërkombëtare, ka realizuar 23 vizita zyrtare dhe pune në shtetet e huaja. “E prezantova shtetin tonë në pothuajse se të gjitha ngjarjet e rëndësishme multilaterale rajonale dhe globale kushtuar ekonomisë, energjetikës, paqes, zvogëlimit të rreziqeve nga katastrofat, kultura, sporti… Isha nikoqir i nëntë vizitave zyrtare dhe pune të kolegëve të mi. kisha më shumë se shtatëdhjetë takime me shefa të shteteve dhe qeverive dhe shefave të organizatave ndërkombëtare”, tha Ivanov.

Ivanov përkujtoi se ishte nikoqir i Samitit të tretë rajonal të presidentëve të Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës dhe se e ndërmorrëm kryesimin e Procesim për bashkëpunim në Evropën Juglindore për periudhën 2012 – 2013, që do të na mundësojë në mënyrë aktive të kontribuojmë në përforcimin e bashkëpunimit rajonal. “Në vitin 2013 do të jemi nikoqirë edhe të samitit kushtuar dialogut midis civilizimeve edhe atë në 10-vjetorin w këtij samiti, iniciator i të cilës ishte presidenti Trajkovski” , tha Ivanov.

Në sferën e diplomacisë, presidenti tha se me dekret emëron 18 ambasadorë të rinj të Republikës së Maqedonisë në shtetet në mbarë botën. “Apelova që diplomatëve tanë t’u jepet liri më e madhe për veprim, me uljen e biokratizmiti të shërbimit diplomatik, e cila do të shkonte paralelisht me rritjen e përgjegjësive të diplomatëve sipas të cilave do të vlerësohen, edhe atë sipas rezultateve të arritura”, shtoi ai.

Duke folur për diplomacinë kulturore, Ivanovi tha se mund të jemi krenarë të trashëgimisë tonë kulturore dhe historike sepse kemi çka t’i ofrojmë botës.

Për kontestin, siç shtoi, nuk do të shpenzojë shumë fjalë, sepse të gjithë pamë se çka do të thotë një sukses sportiv, i cili jo vetëm që e popullarizoi, por përmes suksesit e bashkoi Maqedoninë.

Su komandant suprem me krenari mund të konstatoj se Armata e Republikës së Maqedonisë si mburojë e lirisë tonë, sigurisë dhe stabilitetit vazhdon të sjellë bsim në shoqërinë e Maqedonisë.

“Këtë vit, Armata mori shef të ri të Shtatmadhorisë, në pajtim me standardet më të larta të Aleancës. Para një periudhe të caktuar e miratova edhe strukturën e re organizuese dhe formative të Armatës, transformimi i së cilës do të nisë në fillim të vitit 2012”, theksoi Ivanov. Në kontekst të kësaj shtoi se në vigjilje të Samitit të ardhshëm të NATos në Çikago do të mbetemi të përkushtuar në proceset reformuese si investim në të ardhmen tonë euroatlantike. “Ky do të jetë argument më shumë për hyrje tonë në Aleancë, së bashku me aktvendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë”, theksoi presidenti.

Në frymën e 20-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë,. Ivanov përkujtoi se ka dekoruar disa indibidë të merituar, institucione të cilat u sendërtuan në shtetësinë e Maqedonisë, pavartësinë dhe sovranitetin. Me dekorimin iu falenderova miqve të sinqertë të Maqedonisë, të cilët gjithkund dhe gjithmonë na kanë mbështetur.

Tek gjeneratat e reja, siç tha duhet të investojmë me vlera të vërteta. “Duhet të jemi besim tek ata. Të rinjt tanë janë pikërisht aty ne deri tani i kemi sjellur. Për këtë është i domosdoshëm edukimi dhe përkryerja e tyre…E nxitën edhe garën në sferën e shkencës, përmes ndarjes së çmimit “Shkencëtari më i ri”. Kjo tregoi se kemi njerëz të ri të suksesshëm nga Maqedonia në universitetet më prestigjioze në botë”, tha Ivanov.

Jubiletë dhe përvjetorët, siç tha, gjithmonë janë rast për kthim në atë çka ka qenë, në në atë që ka kaluar, por edhe në momentin për debat për të ardhmen. “Këtë vit festojmë dhe shënojmë ngjarje të rëndësishme 20 vjet nga pavarësia, 10 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, 70 vjet nga fillimi i LNÇ-së”, shtoi Ivanov.

Këtë vit, përkujtoi ai, shënojmë edhe një dekadë nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit. “Ndëruam edhe model, i cili synon që të integrohet, e jo të asimilohet. Modeli jonë nuk është vetëm shembull në rajon, por marrëveshje, parimet e të cilit inspirojnë shumë më gjerë. Siç e respektojmë ne modelin tonë, kështu kërkojmë edhe të tjerët t’i respektojmë parimet e tij. Ne e mbrojmë modelin tonë. Deri te të gjithë ata të cilët nga çfarëdo shkaqe dyshojnë në të, deri te të gjithë ata të cilët në çfarëdo mënyre dëshirojnë ta minojnë dhe të fusin përçarje, i porositim qartë që të mos përpiqen, përpjekja juaj është e dënuar në mossukses. Të gjithë ata, të cilët duke e djegur flamurin, flamurin e të gjithë qytetarëve të Repuiblikës së Maqedonisë, nëse mendojnë me këtë ta djegin edhe bashkëjetesën e ndërsjellë, dua t’i porosis, nuk do keni sukses”, theksoi Ivanovi.

Në fjalim ai theksoi se edhe këtë vit ka qenë i përqendruar në disa pika të rëndësishme për ekonominë, si aktivitetet sipërmarrëse në Maqedoni, diplomacinë intensive ekonomike, sigurinë energjetike dhe burimet e ripërtërira të energjisë, si dhe në projektet rajonale infrastrukturore dhe ekonomike.

“Diplomacia ekonomike ka qenë lart në axhendën time gjatë pothuajse të gjitha takimeve të mia joformale pune, pjesëmarrjet në ngjarjet shumëpalëshe dhe vizitat zyrtare jashtë shtetit, si dhe gjatë pritjes së burrëshatesve të huaj gjatë vizitave të tyre në Republikën e Maqedonisë. organizimi i biznes forumeve dhe takimet me biznesmenë kanë qenë gjithmonë pjesë e axhendës ndërkombëtare”, tha Ivanov.

Ai theksoi se zhvillimi i sektorit energjetik është nxitësi kryesor i ekonomisë, shtetit, shoqërisë. “Si president shikuar shumë më larg nga mandati im, jam kyçur në mënyrë aktive në shqyrtimin e të gjitha mundësive për inkuadrim drejt korridoreve të planifikuara energjetike, të cilat duhet të na sigurojnë stabilitet afatgjatë energjetik”, tha Ivanov dhe shtoi se në mënyrë të veçantë është i kënaqur që jemi në fazën progresive të negociatave për inkaudrim të Maqedonisë në gazpërçuesin “Rrjedha jugore”.

“Në këto kohëra të krizës së madhe ekonomike botërore, falë, siç tha Ivanovi, politikës së kujdesshme makroekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe nikorijes së mirë të qytetarëve të Maqedonisë, jetojmë në një nga vendet evropiane më pak të futura në borxh dhe vend me një nga zërat më të lartë të rritjes në Evropë.

Presidenti i Maqedonisë tha se vazhdojmë me aksion maksimal të të gjitha fushave, respektivisht arritjeve të standardeve, vlerave dhe kritereve të Unionit. “Qytetarët tanë do t’i gëzojnë mirësitë nga gjendja e këtillë e shtetit. Për këtë, koha është, në 20 vjetorin e pavarësisë të kthehemi drejt të ardhmes. Apeloj që të ndalohen mosmarrëveshjet, sidomos ato politike ditore, për atë se ku shkon shteti, ka ose kërkon alternativa. Përgjigjja është e qartë, qëllime strategjike i kemi pasur dhe i kemi anëtarësimin në NATO, anëtarësimin në BE”, shtoi ai.

Presidenti Ivanov dlërgoi mesazh deri te fqiu jonë se Republika e Maqedonisë lshtë realitet. “Ky realitet ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë. Për çështjet siç janë vlerat tona të larta – identiteti, gjiha, kultura dhe kushtetuta, nuk duam aspak dhe nuk ka nevojë të bisedojmë. Askush në këtë botë nuk ka të drejtë që këto vlera të larta t’ia kontestojë dikujt tjetër. Këto janë vlera që munden vetëm të konstatohen dhe respektohen. Për këtë duke u nisur nga vullneti i shprehur i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në të ardhmen nuk do të pranoj raport në të cilin gjuha dhe identiteti i Maqedonisë nuk respektohen”, theksoi Ivanov.

Shefi i shtetit të Maqedonisë i porositi qytetarët që të jenë të qetë, sepse askush në këtë botë nuk mundet dhe nuk do të mundet të na marrë atë që e kemi kemi, emrin tonë kushteties, identitetin tonë. “Do të arrijmë t’i realizojmë qëllimet tona strategjike. Çështja nuk është nëse, por kur. E deri atëherë vetë ne, të bashkuar do ta krijiojmë të ardhmen tonë evropiane dhe euroatlantike. Do t’i realizojmë qëllimet. Do të kemi anëtarësim edhe në Bashkimin Evropian edhe në NATO. Dhe atje do të jemi ajo që jemi. Alternativë tjetër nuk ka”, nënvizoi Ivanovi.

Duke e përfunduar fjalimin e tij, Ivanovi tha se kur bëhet fjalë për interesat shtetërore, për qëllimet strategjike dhe përcaktimet, ekziston vetëm një parti në të cilën nuk ka ndarje të liderëve dhe anëtarëve, në të rinj dhe të vjetër, në të majtë dhe të djathtë. “Ajo parti quhet Maqedoni dhe ne duhet të bashkohemi rreth asaj. Vetëm kështu do të arrijmë sukses në realizimin e qëllimeve strategjike. E gjithë atë që e kemi arritur deri më tani edhe atë në kushte të këqija të bllokadave, izolimeve dhe kërcënimeve për sovranitetin, identitetin dhe ekzistencën tonë, na ka bërë akoma më të fuqishëm dhe më të përgatitur, theksoi presidenti i Maqedonisë në fjalimin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *