Home / Lajme / Maqedoni / Janakieski: Projekti më kapital në vitin 2011 aeroportet e reja, vitin e ardhshëm prioritet infrastruktura rrugore

Janakieski: Projekti më kapital në vitin 2011 aeroportet e reja, vitin e ardhshëm prioritet infrastruktura rrugore

28 dhjetor-Vitin e ardhshëm, paralajmëron, vazhdon bashkëpunimi me NATO-n dhe veçmë ka përgjigje pozitive për disponim me mjete në vlerë prej 8,6 milionë euro të cilat do të shfrytëzohen për sanim të urave në drejtimin rrugor Shkup – Veles.

Aktivitete për fillim të sendërtim të pjesës hekurudhore të Korridorit 8, ndryshime ligjore për lehtësim të procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje, ndërtim i rrugëve të reja dhe rehabilitim i atyre ekzistuese me 78 milionë euro përmes Agjencisë për rrugë shtetërore, janë një pjesë e planeve për vitin e ardhshëm të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Në intervistën për MIA-s ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski vlerëson se viti që po kalon shumë njerëz do ta mbajnë mend për nga fillimi i procesit për legalizim, për zhvillim më të shejtë të tij nga janari do të ketë ndryshime ligjore. Nga gjithsej 353.000 kërkesave të parashtruara, sipas informatave nga vetëqeverisja lokale, deri më tani janë legalizuar më shumë 10.000 objekte.

“Në drejtim të lehtësimit të procesit në javën e tretë në janarit në seancë të Këshillit ekonomik në Qeveri do të prezantohen ndryshime të Ligjit për trajtim të objekteve të ndërtuara pa leje, në çka punojnë sipas vërejtjeve të cilat i marrim nga komunat dhe BNJVl-ja. Ndryshimet janë në drejtim të risaktësimit të ligjit. Do të ketë ndryshime edhe të Ligjit dhe Rregullores që të mundet numër sa më i madh i objekteve të legalizohen dhe të risaktësohen disa pqartësi. Qëllimi ynë i parë kur e bëmë ligjin ishte që numër sa më i madh i njerëzve të aplikojnë, ndërsa tani kur erdhëm deri në procesin për legalizim duhet t’i thjeshtësojmë procedurat që të mundet ai më shpejtë të zhvillohet”, thotë Janakieski.

Vitin e ardhshëm, paralajmëron, vazhdon bashkëpunimi me NATO-n dhe veçmë ka përgjigje pozitive për disponim me mjete në vlerë prej 8,6 milionë euro të cilat do të shfrytëzohen për sanim të urave në drejtimin rrugor Shkup – Veles.

Projekti më kapital në vitin 2011, sipas Janakieskit, është modernizimi dhe rikonstruimi i dy aerporteve në Maqedoni.

“Aeroporti i ri është një prej projekteve që do të mbahet mend. Kur erdha në funksionin ministror, kisha shumë qëllime, operator i tretë celular, ndërsa veçmë kemi edhe të katërt, aeroportet dhe binarët drejt Bullgarisë dhe Korridorin 10. Dy veçmë janë realizuar, i treti është në fazën përfundimtare dhe po bëhet evaluim i ofertave, ndërsa për Korridorin 8 deri tani ka drejtim me të vërtetë të mirë. Pres që deri nga fundi i vitit të ardhshëm të lidhet marrëveshje për rehabilitim të binarit Kumanovë – Belakovcë, ndërsa dikund në vitin 2014 të fillojmë me ndërtimin e pjesës nga Bellakovca deri në kufirin me Bullgarinë. Veçmë është bërë fizibilit sutdim, studim ekologjik dhe do të fillojë debati publik nga janari. BERZH-i na mbështet, do të ketë mjete IPA, do të financohet njejtë si edhe Korridori 10, kështuqë jemi në drejtim të mirë që të fillojë ndërtimi”, paralajmëron Janakieski.

Sipas tij, si rezultat i 177 publikimeve për shitje të tokës ndërtimore shtetërore të pandërtuar të shpallura gjatë këtij viti dhe ankandet e realizuara publike Ministria e Transportit me ofertuesit më të volitshëm ka lidhur 185 marrëveshje për shitje të tokës me qëllim të realizimit të investimeve dhe të cilat solemnizohen/ Nga toka e huajësuar në vitin 2011 janë mbledhur 12,5 milionë euro.

Në intervistën Janakieski, mes tjerash, i komentoi procedurën e filluar për harmonizim të legjislacionit vendor me direktivën e BE-së për politika audiovizuale, spekulimet për emërimin e tij për ambasador. “Qëllimi ynë kryesor është implementimi i legjislacionit evropian edhe në këtë sferë, gjithsesi duke u nisur nga parimi i mbrojtjes së gazetarisë së lirë”, thotë ministri i Transportit.

Në komentim për spekulimet për emërimin e tij për ambasador, Janakieski theksoi në mënyrë të përkushtuar do ta ushtrojë funksionin ministër i Transportit dhe Lidhjeve derisa është në krye të këtij institucioni.

“Prej që kur jam ministër i Transportit çdoherë ‘më bartin’ në ndonjë funksion, nga drejtor i Agjencisë për rrugë shtetërore, përmes asaj drejtor i DAP-it, madje ministër i Financave, madje mambasador, nuk e dijë se çka. Konsideroj se qëllimi është i thjeshtë, ndërsa ajo është që të demotivohen të punësuarit në Ministri dhe të delegjitimohet puna ime. Me siguri opozita nuk ka se me çka të merret, madje shpif rrëfime për karrierën time”, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski .

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *