Home / Lajme / Maqedoni / Jonida Maliqi bëhet nënë

Jonida Maliqi bëhet nënë

25 dhjetor-
Vogëlushi, do të mbajë emrin Dan, emër ky të cilin ia ka zgjedhur gjyshi, babai i bashkëshortit të këngëtares. Siç tregon vetë Maliqi, Dan është një emër i vjetër shqiptar. Familjarët e këngëtares janë shumë të lumtur për këtë krijesë të pafajshme që Zoti ua solli.

Jonida Maliqi, ylli i muzikës shqiptare ka përjetuar për herë të parë gjatë ditës së djeshme emocionet e të qenit nënë. Vigjilja e Krishtlindjeve ka sjellë një dhuratë shumë të bukur për familjen e këngëtares së dashur, pikërisht një engjëll.

Vogëlushi, do të mbajë emrin Dan, emër ky të cilin ia ka zgjedhur gjyshi, babai i bashkëshortit të këngëtares. Siç tregon vetë Maliqi, Dan është një emër i vjetër shqiptar. Familjarët e këngëtares janë shumë të lumtur për këtë krijesë të pafajshme që Zoti ua solli.

Prindërit e rinj, Jonida dhe Genti janë ata që po i përjetojnë me më shumë emocione këto momente. Dhoma e këngëtares ka qenë e mbushur plot e përplot me lule e tullumbace, ndërsa celulari i saj nuk ka pushuar për asnjë moment nga urimet.

Në një intervistë të para pak kohëve në suplementin e të shtunës, “Bluetooth”, Jonida Maliqi ka rrëfyer gjithë përgatitjet për ardhjen e të birit. Vogëlushi i këngëtares kur të rritet do të ketë një kujtim shumë të bukur prej nënës së tij, pasi ajo i ka kushtuar të voglit të saj, muaj përpara se ai të vinte në këtë jetë, një këngë. “Thesari pa emër” i Jonidës, tashmë erdhi dhe ne i urojmë atij një jetë të gjatë e të lumtur përkrah mamit, babit dhe gjithë të dashurve të zemrës.

Jetë të gjatë Dan!

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *