Home / Lajme / Maqedoni / KALENDARI ASTRONOMIK

KALENDARI ASTRONOMIK

25 dhjetor-Lindi burrështetasi pakistanez Mohamed Ali Xhin, themelues dhe president i parë i Pakistanit, i cili së bashku me Mahatma Gandin dhe Xhavarahall Nehrun kanë luftuar për pavarësinë e Indisë nga Britania e Madhe. Më vonë ai me ta ka hyrë në konflikt për shkak se kërkoi shtet të posaçëm mysliman. Britania në vitin 1947 e njohu pavarësinë e Indisë dhe të shtetit mysliman të quajtur Pakistan.

PARASHIKIMI I MOTIT

Shkup, 25 dhjetor 2011 (MIA) – Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët veriperëndimore me reshje lokale të dobët bore. Temperatura do të lëvizë prej minus dy deri pesë gradë Celsius.

Në Shkup e rrethinë moti me vranësira me temperaturë deri dy gradë Celsius.

###
GJENDJA E RRUGËVE

Shkup, 25 dhjetor 2011 (MIA) – Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në vend po zhvillohet në kushte dimërore, në pjesët më të ulëta i ngadalësuar nëpër akse rrugore të lagështa dhe të rrëshqitshme vende-vende me pjesë të mbetura të borës. Për shkak të temperaturave të ulëta ka paraqitje të ngricave.

Në qafat malore Mavrovë, Strazhë, Preseka, Gjavotë dhe Pletvar nuk ka ndalesa, por është i domosdoshëm përdorimi i pajisjeve dimërore për automjetet e rënda transportuese.

LAMM u rekomandon shoferëve të jenë të kujdesshëm, të përshtasin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor. Më e shpeshtë është paraqitja e shembjeve të imëta nëpër gryka dhe qafa malore, ku rekomandohet për kujdes të posaçëm në rrugë dhe mbajtje të largësisë së nevojshme midis automjeteve.

Intensiteti i komunikacionit është mesatar jashtë mjediseve urbane.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata.

Përkujtim për shoferët për obligimin e tyre ligjor, për posedim të pajisjes dimërore në automjete, i cili do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2012.

LAMM si edhe çdo vit, ashtu edhe sivjet organizon kontroll falas dimëror të automjeteve, i cili filloi prej 15 nëntorit dhe do të zgjasë deri më 15 shkurt vitin e ardhshëm.

LAMM SHËRBIMET – Shërbimi për ndihmë dhe informacione në rrugë (02) 15 555

###
NË DITËN E SOTME

25 dhjetor 2011 (MIA)

– Krishterët të cilët i përmbahen Kalendarit Gregorian sot e festojnë Krishtlindjen, ditëlindjen e djalit të Jezu Krishtit, një nga festat më të lumtura krishtere. Shumica e krishterëve ortodoksë Krishtlindjet i festojnë më 7 janar (25 dhjetor sipas Kalendarit të Julianit).

1642 – Në Uolstrop lindi Isak Njutni, fizikan, astronom dhe matemacient anglaez. Vdiq në Kensinton, më 20 mars të vitit 1727 dhe është varrosur në Opatinë Uestministere, me çka u bë shkencëtari i parë i nderuar me këtë nderë.

1721 – Lindi shkrimtari anglez Uiliam Kolins, një prej poetëve më të rëndësishëm lirikë anglez në shekullin e 18. Veprat “Mbrëmje”, “Liri”.

1741 – Fizikanti suedez Andres Celzijus e krijoi shkallën prej 11 gradëve për matjen e temperaturës.

1876 – Lindi burrështetasi pakistanez Mohamed Ali Xhin, themelues dhe president i parë i Pakistanit, i cili së bashku me Mahatma Gandin dhe Xhavarahall Nehrun kanë luftuar për pavarësinë e Indisë nga Britania e Madhe. Më vonë ai me ta ka hyrë në konflikt për shkak se kërkoi shtet të posaçëm mysliman. Britania në vitin 1947 e njohu pavarësinë e Indisë dhe të shtetit mysliman të quajtur Pakistan.

1877 – Në fshatin Maçukovo, rrethina e Gjevgjelisë, lindi Sava Mihaillov (Josifov) – Savata, revolucionar i palodhur, organizator dhe luftëtarë i Lëvizjes nacionalçlirimtare maqedonase nga fundi i shekullit 19 dhe fillimi i shekullit 20. Më 1 mars të vitit 1905, në afërsi të Smolit, në vendin Rudina e Madhe, rrethina e Gjevgjelisë, Mihaillov e kishte sulmin e fundit të armatosur kundër ushtrisë turke. Pasi iu është harxhuar municioni, që të mos bie gjallë në duart e armikut, është helmuar.

1899 – Lind aktori amerikan Hemfri Deforest Bogart, fitues i Oskarit në vitin 1951 për filmin “Mbretëresha afrikane”.

1903 – Në Sofje ka dalë nga shtypi libri “Për punët maqedonase” e revolucionarit, publicistit dhe linguistit maqedonas Kërste Petkov Misirkov.

1920 – Në Shkup lindi Jovan Boshkovski, shkrimtar, letrar dhe kritik filmik, përkthyes dhe skenarist maqedonas. Ka vdekur afër fshatit Erxhelia, rrethina e Shën Nikollës, më 10 nëntor të vitit 1968.

1926 – Lindi Nikolla Soldatov, gazetar dhe TV komentues maqedonas. Vdiq në Kamenicën e Sremit, më 3 nëntor të vitit 1989.

1971 – Në një zjarr në një hotel në Seul, kryeqyteti i Koesë Jugore, kanë humbur jetën 139 persona.

1973 – Vdiq Ismet Imeni, politikan i theksuar turk, ministër i Punëve të Jashtme, kryeministër dhe president i Republikës së Turqisë. Ka lindur më 24 shtator të vitit 1884.

1995 – Në përmbytjet në lindje të Afrikës Jugore jetën e humbën së paku 124 persona.

2000 – Në një zjarr që e kalpoi qendrën e qytetit kinez Luojang jetën e humbën së paku 309 persona.

2006 – Vdiq Xhejms Braun, një prej këngëtarëve më të suksesshëm amerikanë të bluzit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *