Home / Sport / Kameruni “kurth” ndaj Eto’o, fundi i karrieres se tij me kombetaren

Kameruni “kurth” ndaj Eto’o, fundi i karrieres se tij me kombetaren

Kapiteni i kombetares kamerunase te futbollit Samuel Eto’o, i cili u denua me 15 ndeshje pezullim nga Komiteti i Disiplines ne vend, shprehet se nuk do ta coje kete ceshtje ne Apel. Avokati qe perfaqeson futbollistin deklaroi ne nje komunikate per shtyp se klienti i tij nuk ka ndermend te apeloje.

“Samuel Eto’o nuk e kundershton kete vendim pasi ai eshte viktime e nje padrejtesie te madhe. Ai ka rene pre e nje sanksioni te padrejte. Samuel Eto’o ishte thjesht duke mbrojtur interesat e grupit te tij, pra ekipit perfaqesues te Kamerunit. Ky sanksion eshte ngritur si nje kurth, me qellimin e vetem per t’i dhene fund karrieres nderkombetare te Eto’o.”

Ky vendim e le futbollistin kater here fitues te cmimit ‘Lojtari i Vitit te Afrikes’ larg perfaqesueses se tij, gjate takimeve te vlefshme per kualifikimin Kupes se Afrikes 2012 por edhe Kupes se Botes 2014 ne Brazil. Ende nuk ka mberritur prononcimi zyrtar i vete futbollistit por tashme mediat flasin per nje largim definitiv te tij nga karriera.

Denimi i Eto’o erdhi si pasoje e bojkotit qe perfaqesuesja e Kamerunit i beri takimit miqesor me Algjerine. Takimi ishte vendosur ne kalendarin zyrtare dhe ishte menduar te zhvillohej ne date 15 nentor. Kombetarja e Kamerunit qe ngriti dhe trofeun e Kupes LG te zhvilluar ne Marok, e bojkotoi kete miqesore pasi nuk mori shperblimin financiar te Kupes e as bonuset e premtuara. Zevendes kapiteni Enoh Eyong, ngriti akuza per konspiracion ndaj Eto’o, dhe si pasoje edhe ai vete u denua me dy ndeshje pezullim po nga Komiteti i Disiplines se Kamerunit.
Submit to Delicious Submit to Digg Submit to Facebook Submit to Google Bookmarks Submit to Twitter Submit to LinkedIn

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *