Home / Sport / Kampioni bëhet më serioz në garën për titull

Kampioni bëhet më serioz në garën për titull

Me rezultat prej 2-0, Milani ka mposhtur Cagliarin në Stadio Sant`Elia, për të prekur sërish majën e tabelës së Kampionatit italian.

Nuk kaluan shumë minuta nga fillimi i ndeshjes (4’) dhe mysafirët kaluan në epërsi. Ibrahimovic e gjeti Robinhon, i cili goditi në drejtim të portës, ndërsa duke tentuar ta ndalte Nocerinon, Francesco Pisano shënoi në portën e vet.

Fraksioni i parë përfundoi me epërsi minimale të kuqezinjve, megjithëse vendasit shfaqën një lojë mjaft të mirë.

Robinho ishte i përfshirë edhe në golin e dytë të kuqezinjve, pasi ishte pikërisht braziliani që asistoi te Zlatan Ibrahimovic që nuk fal (60’).

Fitorja e pozicionon Milanin në vend të parë në tabelë me një pikë më shumë se Juventusi, që takimin e kësaj xhiroje e zhvillon të mërkurën si mysafir i Udineses, ndërsa kuqezinjtë do të shpresojnë për një barazim të këtyre skuadrave.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *