Home / Lajme / Maqedoni / Kançevska paralajmëron hetime për rastin e teatrit të Tetovës

Kançevska paralajmëron hetime për rastin e teatrit të Tetovës

29 dhjetor-Ndryshe drejtori i aktual i teatrit, Valmir Aziri në prononcimin djeshëm tha se përgjigjet vetëm për periudhën prej 1 muaj e gjysmë kur edhe ka marrë postin.

Rasti i paprecedent me teatrin e Tetovës i cili gjatë këtij viti nuk realizoi as edhe një shfaqje ka alarmuar edhe drejtuesit e Ministrit së Kulturës e cila paralajmëron masa adekuate për rastin në fjalë. Ministrja Kançevska tha se përgjegjësia kryesore bie mbi ish drejtorinë, Artan Skenderi, i cili ka qenë i obliguar për të realizuar programin e paraparë për vitin 2011.
“Ministria e Kulturës do të ndërmerr masa adekuate ndaj ish drejtorit. Në programin vjetor mbështetëm disa projekte por për fat të keq nga ana e drejtorit nuk u arritën rezultate të mira në këtë drejtim. Si ministre e Kulturës vlerësojë se një funksionim i këtillë nuk është në rregull. Ndërsa për në të ardhmen mendojë se duhet të kihet kujdes për të gjitha ato projekte të cilat i financojmë që të realizohen në tërësi. Do të kemi numër të madh të mbikëqyrësve inspektorial të cilët do të vizitojnë të gjitha institucionet me qëllim që të ndiqet programi dhe realizimi i programit, të ndiqet puna ligjore dhe respektimi i ligjeve, dhe në bazë të të gjitha këtyre procedurave do të ndërmerren masa adekuate”, tha Elizabeta Kamçevska, ministre e Kulturës.
Ndryshe drejtori i aktual i teatrit, Valmir Aziri në prononcimin djeshëm tha se përgjigjet vetëm për periudhën prej 1 muaj e gjysmë kur edhe ka marrë postin. Ai tha se shfaqja e premtuar të realizohet gjatë këtij muaji u pengua për shkak të mungesës ngrohjes qendrore. Ndërsa aktorët u shprehën të zhgënjyer me këtë vit të dështuar duke shprehur se viti që vjen do ta zgjoj nga apatia këtë institucion kulturor që duhet të jetë në shërbim të publikut që edhe financon ekzistimit e tij.
Dymbëdhjetë muaj pa vënë asnjë shfaqje në skenë. Kështu e ka kaluar vitin 2011 Teatri i Tetovës. Edhe pse me ardhjen e drejtorit të ri, në fillim u tha se në dhjetor do të jepet shfaqja ‘Bujtina’ e Salajdin Saliut, megjithatë punët rreth kësaj shfaqjeje janë ndërprerë për shkak të mungesës së ngrohjes qendrore. Drejtori i Teatrit në deklaratën për Alsat M mundohet të nxirret nga kjo situatë duke thënë se në këtë post gjendet shumë shkurt ndaj edhe nuk mund ta merr përgjegjësinë.
“Unë mundë të komentoj vetëm për periudhën time gati një muaj e gjysmë ose 45 ditë, neve kemi përgatit një shfaqje që është nën regji të Refet Abazit me tekst të Salajdin Saliut dhe muzikë të Fatos Lumanit, dhe problemi I vetëm që na ngelën me këtë shfaqje është siç është mirë I njohur për të gjithë qytetarët se pallati ende nuk ka arritur të zgjedh problemin e nxehjes edhe pse punohet në mënyrë intensive. Nxehja pritet të jetë gati nga mesi I Janarit dhe pas kësaj na duhet dhjetë ditë për ta vendosur në skenën e madhe”, deklaroi Valmir Aziri, drejtor i Teatrit të Tetovës.
Por për aktorët kjo është shumë keq. Ata thonë se një aktor që nuk punon në kontinuitet amortizohet njëjtë sikurse makinat.
“Po natyrisht nuk ndjehemi mirë po ka një shpresë sepse opinioni I di që ne kemi fillua të punojmë dhe kjo është e mira e gjithë kësaj të keqeje dhe punojmë me një intensitet të madh. Mirëpo ka ca kushte objektive që nuk të lejojnë të vazhdosh të punosh. Nuk ka kushte për të bë prova në këtë kohë të ftohti, bile shumëkush ka probleme shëndetësore nga ne shkaku I kushteve të papërshtatshme. Një makinë që nuk punon amortizohet dhe e njëjta ndodh edhe me aktorin nëse nuk është vazhdimisht në skenë ai nuk quhet aktor por një punëtor teknik”, u shpreh Muzafer Etemi, aktor.
“Normal me këtë punë merremi dhe nuk ndjehemi aspak mirë, nuk është e drejtë të ndodh kjo po tanimë kemi një shpresë kemi fillua një projekt por për shkak të kushteve sërish e kemi ndërpre, shpresojmë se do rregullohet. Pasi kaluan 12 muaj pak edhe jemi bë pesimist por të shpresojmë që do rregullohet çdo gjë”, tha Arsim Fazlia , aktor.
Njëjtë sikurse në fillim të këtij viti, drejtuesit e këtij institucioni kulturor shpresojnë që viti i ardhshëm të jetë më i mirë se ky që lëmë pas.Alsat.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *