Home / Sport / Kapiteni gjerman e pranon: Spanja favorite

Kapiteni gjerman e pranon: Spanja favorite

“Kemi shumë besim në aftësitë tona. Rezultatet tona janë të shkëlqyera, loja është spektakolare e efikase dhe kohët e fundit kemi fituar ndaj ekipeve të mëdha si Brazili dhe Hollanda”, theksoi Lahm në një intervistë për ‘France Football, revistë e cila ka përzgjedhur Gjermaninë si kombëtaren më të mirë të vitit 2011.

Philipp Lahm, kapiteni i kombëtares gjermane, ka theksuar se loja e Gjermanisë është “spektakolare dhe efikase”, por pranon se “Spanja vazhdon të jetë favoritja për fitoren në Euro 2012”.

“Kemi shumë besim në aftësitë tona. Rezultatet tona janë të shkëlqyera, loja është spektakolare e efikase dhe kohët e fundit kemi fituar ndaj ekipeve të mëdha si Brazili dhe Hollanda”, theksoi Lahm në një intervistë për ‘France Football, revistë e cila ka përzgjedhur Gjermaninë si kombëtaren më të mirë të vitit 2011.

Gjithsesi, mbrojtësi i krahut e ka të qartë se kush janë favoritët për fitoren në turneun që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë: “Spanja është favoritja kryesore. Më pas, janë 4 ose 5 ekipe që mund ta sfidojnë. Ekipi ynë ka filluar të mbajë më shumë topin dhe në këtë aspekt kemi përparuar shumë. Kemi shumë lojtarë të rinj të talentuar të cilët janë të mirë në një kundër një, lexojnë mirë lojën dhe pasojnë shumë mirë.”

Por, Lahm thekson se virtyti kryesor i gjermanëve është forca fizike: “Jemi shumë solidë fizikisht, ky ka qenë tradicionalisht virtyti ynë, por loja jonë është bërë më moderne. Pasojmë më shumë, por nuk mund të krahasohemi me Barcelonën sepse futbolli ynë është më dinamik.”

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *