Home / Sport / Kapiteni i Shkëndijës ‘hyn në biznes’ – Mustafi hap kafiteri

Kapiteni i Shkëndijës ‘hyn në biznes’ – Mustafi hap kafiteri

‘Përfundimisht mund të them se tani më përveç futbollit unë kam edhe një punë tjetër. Ideja ishte që të kapem për një pune timen, ndoshta si mënyrë më e mirë që dalëngadalë të largohem nga futbolli, pasi fundja edhe mosha më detyron të mendoj për këtë gjë. Normal që në plan të parë për mua mbetet futbolli dhe Shkëndija. Evropa mbetet imperativ kryesor, por unë porosis që deri sa egziston mundësia në asnjë moment mos të dorëzohemi nga mbrojtja e titullit’, tha mes tjerash kapiteni i Shkëndijës së Tetovës, Nebi Mustafi.

Me përfundimin e stinorit vjeshor të gjithë skuadrart kanë lëshuar futbollistët në pushim të merituar dimëror. Përjashtim nuk është edhe kampionia në fuqi e Maqedonisë Shkëndija, të cilët ndoshta meritojnë pushimin më shumë se çdo kush tjetër, pasi lanë pas një vit jashtëzakonisht aktiv dhe të lodhshëm. Mirëpo deri sa futbollistët e tjerë pushojnë, kapiteni i Shkëndijës Nebi Mustafi s’ka të ndalur. Ditë më parë Mustafi ka hapur ‘biznesin’ e tij të ri, një kafiteri me stil krejt të ndryshëm nga ajo që jemi mësuar të shohim në lokalet këtu në Maqedoni. ‘Përfundimisht mund të them se tani më përveç futbollit unë kam edhe një punë tjetër. Ideja ishte që të kapem për një pune timen, ndoshta si mënyrë më e mirë që dalëngadalë të largohem nga futbolli, pasi fundja edhe mosha më detyron të mendoj për këtë gjë’ pohoi Mustafi ‘biznesin’ e tij të ri, duke treguar në vazhdim qëllimin që e shtyu në këtë drejtim. ‘Jam frymëzuar për këtë drejtim duke dashur që të sjellim një risi në qytetin tonë. Këtë kafiteri do ta kisha quajtur ‘juice bar’, që ka krejt stil skandinav, vend në të cilin unë kam jetuar një kohë. Duke parë se të rrinjtë konsumojnë gjëra jo të shëndosha, koncepti im ime ishte që të rrinjëve tu ofrojmë një vend ku do të mund të konsumojnë pije dhe ushqime të shëndosha, natyrale. Jo se në Tetovë nuk mund të gjenden, por ne tentojmë të jemi më natyral se gjithë tjerët’, sqaroi kapiteni i Shkëndijës, Mustafi. ‘Këtu ka vend për të gjithë, kemi për qëllim që të jemi në shërbim të të gjithëve, ndërsa mund të them se edhe pse është herët për vlerësim, unë jam i kënaqur me fluksin e njerëzve që vizitojnë kefiterinë tonë’, thoi ai. Megjithë se dalëngadalë mendon për fundin e karrierës, Mustafi gjithsesi në plan të parë ka futbollin dhe paraqitjet sa më të suksesshme me Shkëndijën. ‘Normal që në plan të parë për mua mbetet futbolli dhe Shkëndija. Të paktën edhe për këto gjashtë muaj do të mbetet kështu, ndërsa për më tej do të shohim. Normal në skuadër kemi disa gjëra për të rregulluar, por unë mbetem optimist se gjithçka do të shkojë si duhet dhe me përgatitje cilësore ne në pranverë do të jemi në nivelin tonë. Evropa mbetet imperativ kryesor, por unë porosis që deri sa egziston mundësia në asnjë moment mos të dorëzohemi nga mbrojtja e titullit’, përfundoi kapiteni i Shkëndijës së Tetovës, Nebi Mustafi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *