Home / Sport / KB Liria mbylli sezonin vjeshor, Idrizi: ‘Presim pranverë të suksesshme’

KB Liria mbylli sezonin vjeshor, Idrizi: ‘Presim pranverë të suksesshme’

‘Ky është një rast ku ne mund të takohemi dhe të festojmë të themi sukseset e arritura të vitit që lëmë pas. Pra suksese gjatë garimit tonë në Ligën e Parë të basketbollit të Maqedonisë. Me sukseset apo me të arriturat e këtij viti mund të themi se jemi pak a shumë të kënaqur. Ambiciet tona që në start kanë qenë minimum play-offi dhe ajo që do të llogaritet si mossukses është mosfutja në play-off’, tha mes tjerash anëtari i bordit drejtues të KB Liria Zekirja Idrizi.

Me një koktej rasti ku përveç drejtuesve dhe basketbollistëve të Lirisë, ishin të pranishëm edhe shumë miq e bashkëpuntorë si dhe përfaqësues të mediave në vend, Klubi i Basketbollit Liria edhe zyrtarish ka mbyllur një vit të suksesshëm të garave në Ligën e Parë të basketbollit në vend. Nga tabori i KB Liria theksojnë se janë të kënaqur me suksesin e arritur në sezonin e kaluar dhe në pjesën e parë të këtij sezoni, megjithse pranojnë se ndoshta është mundur të bëhet edhe më shumë. ‘Ky është një rast ku ne mund të takohemi dhe të festojmë të themi sukseset e arritura të vitit që lëmë pas. Pra suksese gjatë garimit tonë në Ligën e Parë të basketbollit të Maqedonisë. Me sukseset apo me të arriturat e këtij viti mund të themi se jemi pak a shumë të kënaqur’, u shpreh anëtari i bordit drejtues të KB Liria Zekirja Idrizi, i cili shtoi se megjithatë ndoshta rezultatet kanë mundur të jenë edhe më të mira. ‘Sigurisht ndoshta kemi dhashur edhe më tepër, megjithatë edhe ky rezultat është një rezultat që neve na jep të drejtë dhe shpresë se në të ardhmen do të kemi rezultate edhe më të mira. Pra ky është rast që ne kishim dëshirë të organizojmë një koktej ku do të takohemi, jo vetëm me basketbollistët dhe të gjithë ata që neve na rrethojnë gjatë angazhimeve tona, por këtu marin pjesë edhe dashamirë tonë të sportit që na kanë përcjellë, duke filluar nga tifozët por edhe mjetet e informimit. Me këtë rast shprehi falemendermiet e mia në emër tim dhe në emër të klubit për të gjithë atë që ju si pjesë e informimit keni bërë gjatë këtij sezoni’, tha Idrizi. KB Liria stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e 4 me 23 pikë të tubuara, një më pak se skuadra e vendit të tretë, Vardari. Pauza në kampionat do shfrytëzohet për të përfrocuar ekipin dhe për tu përgatitur më mirë për sezonin pranveror. ‘Ambiciet tona që në start kanë qenë minimum play-offi dhe ajo që do të llogaritet si mossukses është mos-futja në play-off. Don të thotë se çdo rezultat që do të jetë më tepër se sa rradhitja në vendin e katërt do të jetë sukses i mirë. Shpresojmë, kemi bërë angazhime dhe kemi krijuar një ekip e cila mund të ballafaqohet me çdo kundërshtar dhe nëse pak do të kemi fatin dhe sigurisht nëse do të kemi trajtimin e barabartë edhe nga ana e atyre që duhet të angazhohen për një kampionat të mirëfilltë, sigurisht ne do të kemi rezultate ma të mira’, pohoi Idrizi duke shtuar. ‘Ne synojmë, nuk jemi të dorëzuar, mendojmë se kemi kapacitet që sivjet ndoshta edhe kampionatin ta fitojmë. Por për këtë do shohim, ka mbetur edhe pak kohë deri në fund të janarit jemi në pushime. Kur them pushim, mendoj në aspektin e organizimit të kampionatit dhe lojrave, pasi ne do të zhvillojmë aktivitet tona, stërvitjet. Më 28 janar kemi lojë me Rabotniçkin dhe me 2 shkurt kemi lojën me Feni-n dhe këtu përmbyllet pjesa e rregullt e kampionatit. Pas kësaj fillon Super Liga dhe katër ekipet më të suksesshme do të ballafaqohen mes veti. Shpresoj se këto katër ekipe do të jenë këto katër ekipe që janë të rradhitura tani në këtë tabelë të klasifikimit dhe do të luftojnë dhe njëra nga këto do të shpallet kampione e Maqedonisë‘, përfundoi anëtari i bordit drejtues të KB Liria, Zekirja Idrizi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *